RRETH QENDRËS

Qendra kundër Dezinformimit në Ballkan (ADN-Ballkans) shërben si bazë për bashkëpunim ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, mediave, institucioneve arsimore dhe të gjithë aktorëve të tjerë relevantë, me qëllim që të formohet një front i gjerë për të luftuar dezinformimin përmes afirmimit të standardeve më të larta të verifikimit të fakteve dhe të gjitha parimeve të tjera etike të gazetarisë profesionale, si dhe për të promovuar edukimin mediatik dhe të menduarit kritik.

Anëtarët e saj i përmbahen Deklaratës e cila e afirmon lirinë e shprehjes në format e saj të ndryshme, duke theksuar se situata në Ballkan kërkon fokus shtesë në përballjen me problemin e dezinformimit në nivel rajonal, veçanërisht të dezinformimit ndërkufitar, si dhe fuqizimin e qytetarëve përmes edukimit dhe vendosjen e nevojave të tyre reale si prioritet në punën e medias.

ADN-Balkans po zhvillohet gradualisht përmes bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh të anëtarëve të saj themelues, i cili është intensifikuar që nga viti 2018 në përgjigje të nivelit në rritje të dezinformatave në rajon. Qendra është e hapur për bashkëpunim dhe zgjerim me të gjitha subjektet që veprojnë në rajon që u përmbahen parimeve të përcaktuara në deklaratën e tij themeluese.