Viti 2021 nën prizimin e dezinformatave pro-ruse

Published on:

Vitit 2021 po i vjen fundi, por duket se nuk do të përfundon dezinformomi pro – Kremlin. Këtë viti EUvsDisinfo ka shtuar 2,700shembuj të ri të dezinformimit pro – Kremlin në data bazë. Kjo është ajo që kanë gjetur.

Ukraina mbetet targeti kryesor i dezinformimit pro – Kremlin

Rreth një e treta e gjithë shembujve të dezinformatave pro – Kremlin të mbledhura nga EUvsDisinfo kanë pasur për target Ukrainën.

Mes përshkallëzime të grumbullimit të ushtrisë ruse përgjatë kufijve të Ukrainës, mediat pro – Kremlin vazhdojnë ta paraqesin Ukrainën si agresorin e fundit (duke shkuar aq larg sa të akuzojnë atë për gjenocid ndaj rusisht-folësit në Donbas) dhe viktimë e pafuqishme histerike, që qan për agresionin rus apo duke pretenduar që SHBA dhe NATO do ta shtyjnë Ukrainën në luftë.

Ne kemi parë këtë lloj të dezinformimit më parë, më së fundmi në mars dhe prill të këtij viti gjatë grumbullimit të ushtrisë ruse 1.0. Atëherë, sikurse edhe tani, mediat pro-Krelim janë përpjekur ta portretizojnë Ukrainën si agresive, të braktisur nga partnerët e saj dhe duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë, por mesazhe të atilla, të bëra për audienca specifike dhe të shpërndara në shumë gjuhë, ndihmon Kremlinin të arrijë qëllime specifike: brenda vendit – për të krijuar një imazh të Ukrainës si një armike dhe të mobilizojë mbështetje për politikën e jashtme të Kremlinit; në Ukrainë – të përçajë dhe destabilizojë shoqërinë; dhe ndërkombëtarisht – të legjitimojë veprimet e Kremlinit.

Ithtarët e regjimit- radikalizimi i mediave bjelloruse të kontrolluara nga shteti

Në Bjellorusi vazhdon goditja brutale sistematike ndaj shoqërisë civile dhe mediave të pavarura. Sipas të dhënave të Asociacionit të Gazetarëve të Bjellorusisë, mbi 260 gazetarë këtë vit u ndaluan, u kontrolluan, arrestuan apo u përballen me kallëzime administrative apo kriminale. Momentalisht 31 punonjës mediatik janë prapa grilave. Fatkeqësisht, numri i gjithë të burgosurve politik në Bjellorusi që nga 21 dhjetori mbetet 942 persona.

Sipas Barys Haretski, zëvendëspresidenti i Asociacionit të Gazetarëve të Bjellorusisë, organizata e mediave dhe gazetarët janë nën represion të ashpër dhe diskursi publik është pothuajse plotësisht i shtypur.

Me shkatërrimin e mediave të pavarura, personalitetet mediatike që kanë mbetur në transmetim në kanalet mediatike të kontrolluara nga shteti janë bërë edhe më të pamëshirshëm në denigrimin dhe njollosjen e çdokujt që do të guxojë të kundërshtojë regjimin e Lukashenkos.

Nga gjuha e urrejtjes në thirrje implicite për dhunë kundër aktivistëve opozitar, në përdorimin e rrëfimeve të detyruara të të burgosurve politik si reklama të paguara të Youtube, këtë viti media bjelloruse e kontrolluara nga shteti dëshmoi se nuk është vetëm një shërbëtore besnike e regjimit, por gjithnjë e më shumë ithtarë i tij.

Nuk është befasi që shumica e “specialistëve” bjellorus të kontrolluara nga shteti, së bashku me homologët rus, ishin pjesëmarrës të gatshëm në përpjekjet e regjimit të Lukashenkos për të instrumentalizuar migrimin.

Narrativi i dezinformatave pro – Lukashenko dhe pro – Kremlin vazhdon të fajësojë BE-në për krizën e migrimit dhe tenton të “destabizilojë” Bjellorusinë, duke u përpjekur gjatë gjithë kohës që të shkëpusë vëmendjen nga rekordi i tmerrshëm i të drejtave të njeriut i regjimit të Lukashenkos.

Pozitive në këtë situatë janë sondazhet e opinionit publik, të cilat tregojnë se vetëm një pakicë e vogël e popullatës u besojnë media të kontrolluara nga shteti në Bjellorusi. Ndërsa, besimi në mediat e pavarura online vazhdon të rritet, duke arritur në 49,5% në janar të vitit 2021.

Konvergjenca oportuniste vazhdon

Në vitin 2021, në mesin e pandemisë globale ne kemi vëzhguar se si rrjetet e dezindormatave pro – Kremlin dhe kineze janë shkrirë në teori konspirative të “laboratorëve sekret” si pjesë e përpjekjeve më të gjëra të dezinformimit dhe të manipulimit të informacionit rreth Covid – 19.

Këtë vit, ka pasur raste të tjera të interesave të përafërta pro – Kremlin dhe kineze.

Veçanërisht, mediat pro – Kremlin ishin të prira të riprodhojnë dhe përforcojnë narrativin e Beijing-ut që mohon shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj popullatës ujgure në Xinijang.

Mediat ruse dhe mediat kineze të kontrolluara nga shteti shfrytëzuan krizën në Afganistan, duke tentuar të paraqesin SHBA-në si partner i “pabesueshëm dhe të projektojnë mesazhet e tyre rreth çështjeve thelbësore të politikës së jashtme dhe të brendshme: Ukrainën dhe Taiwanin.

Harmonizimi i mesazheve të mediat e kontrolluara nga shteti nuk nënkupton medoemos koordinim sistematik i përpjekjeve për (dez)informim. Por ka shenja që aktorët e deziniformimit pro – Kremlin dhe kinez po mësojnë nga njëri tjetri.

Në mes të represionit – një mesazh shprese

Viti 2021 ka sjell shumë zhvillime shqetësuese. Ka pasur represion të paprecedentë të mediave të pavarura në Rusi para zgjedhjeve të Dumës ruse me media dhe gazetarë të nënshtruar në mënyrë rutinore ndaj ndalimeve, bastisjeve, rasteve kriminele dhe arrestimeve.

Shoqëria civile dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë sulmuar po ashtu. Hapësira për debat publik dhe angazhim civil në Rusi potkurret.

Dezinformatat për vaksina dhe Covid – 19 vazhdojnë, siç vazhdojnë përpjekjet pro – Kremlin të përforcojnë skepticizmin rreth vaksinave të bëra nga perëndimi.

Alexei Navalny i cili vitin e kaluar i mbijetoi një tentimi për vrasje, është kthyer në Rusi dhe u ndalua dhe arrestua në mënyrë arbitrare këtë vit. Mediat pro – Kremlin janë munduar shumë që të shpifin ndaj tij dhe të nënvlerësojnë mbështetësin e tij.

Megjithatë viti 2021 nuk është një vit i dëshpërimit. Ka çdoherë gjëra shpresëdhënëse. Siç na tha Pavel Andreev në një intervistë më herët këtë vit, bashkëpronar i njërës prej mediave të pakta të pavarura që kanë mbetur në Rusi 7×7, ka çdo ditë shenja të ndryshimit pozitiv.

Viti që filloi me arrestimin për motive politike të Alexei Navalni, u përmbyll me pranimin e çmimit Sakrahov për Lirinë e Mendimit në Parlamentin Evropian nga ana e vajzës së Navalnit në emër të tij.

Njëri ndër themeluesit dhe redaktorët e gazetës së pavarur ruse Novaya Gazetta, Dmitry Muratov, ka marrë çmimin Nobel këtë vit, së bashku me gazetaren Maria Resa nga Filipine. Ky është një mesazh i fuqishëm, që “gazetaria e lirë, e pavarur dhe e bazuar në fakte shërben për të mbrojtur kundër keqpërdorimit të pushtetit, gënjeshtrave dhe propagandës së luftës”. Ky është një mesazh që mund ta marrim pas vitin e ardhshëm.

Më 18 dhjetori, Evropa përkujtoi 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të burrështetasit çek Vaclav Havel. Me rastin e përfundimit të vitit 2021, EUvsDisinfo dëshiron t’ju lërë me një ndër thëniet e tija më të paharrueshme: “E vërteta dhe dashur duhet të mbizotërojnë  mbi gënjeshtrat dhe urrejtjes”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related