Nuk është e vërtetë që ish miss Ukraina është përfshirë në luftimet në Ukrainë

Published on:

Anastasia Lena, ish miss Ukraina ka postuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke pozuar me pushkë automatike, por kjo nuk do të thotë se ajo i është bashkuar ushtrisë ukrainase. Anastasia Lena ka postuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram vetëm për të frymëzuar bashkatdhetarët e saj. “Unë nuk jam një ushtare, vetëm një grua, thjesht një njeri i zakonshëm si të gjithë njerëzit në vendin tim”, ka shkruar ajo në Instagram.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet informacioni se ish-Miss Ukraina e vitit 2015, Anastasia Lena, është përfshirë në luftimet në Ukrainë pas pushtimit rus të këtij vendi.
Njihuni me Miss Ukraina, Anastasia Lena. Anastasia u kurorëzua fituese e konkursit kombëtar në vitin 2015, por modelja ndryshoi stilin e jetës së saj magjepsëse për ta vendosur trupin e saj në fushën e betejës për Ukrainën.
Ukraina ka 36,000 gra që shërbejnë në ushtri. Dhe ata luftojnë me zemër
“I lë takat dhe glamurin për të mbrojtur vendin e saj, edhe nëse i kushton jetën, ajo është në ushtri dhe megjithëse ishte jashtë shërbimit, vendosi të ribashkohej me ushtrinë për të luftuar për paqen dhe lirinë e kombit të saj. “(Miss Ukraina, Anastasia Lena),
thuhet në postimin që po shqyrtojmë

Megjithatë, nuk është e vërtetë që ish-miss Ukraina, Anastasia Lena, i është bashkuar ushtrisë ukrainase.

Më 23 shkurt të këtij viti, Anastasia Lena ka shpërndarë realisht në profilin e saj në Instagram një foto ku pozon me armë. Pranë fotos janë shkruar “HandsOffUkraine” dhe “StandWithUkraine”. Fotoja ka mbi 140 mijë pëlqime.

Por më vonë, më 27 shkurt, ajo ka postuar një sqarim në Instagram

“Unë nuk jam një ushtare, vetëm një grua, thjesht një njeri i zakonshëm si të gjithë njerëzit në vendin tim”, ka shkruar ajo në Instagram. Të gjithë fotografitë në profilin tim janë për t`i inspiraur njerëzit…, ka shkruar ajo në Instagram 

Duke qenë se fotot e shpërndara në tekstin që po rishikojmë janë vetëm foto me të cilat ajo u përpoq të motivonte dhe frymëzonte bashkatdhetarët e saj, besojmë se nuk është e vërtetë që ish-miss Ukraina Anastasia Lena i është përgjigjur ftesës së Kievit zyrtar për rekrutim dhe se ajo iu bashkua ushtrisë ukrainase.

 

Dezinformata ka udhëtuar nëpër botë dhe është shqyrtuar nga verifikuesit e fakteve në shumë vende.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related