Video nga Rusia, paraqitet sikur të ishte nga mali Athos dhe sikur tregon Virgjëreshën Mari

Published on:

Recensojmë një postimFacebook, në të cilin thuhet se një video e mahnitshme nga mali Athos, tregon se është shfaqur Virgjëresha Mari. Sipas përshkrimit në tekst, video është xhiruar në malin Athos dhe tregon shfaqjen e Virgjëreshës Mari.

Rreth figurës që njerëzit besojnë se është Nëna e Zotit, drita shkëlqen në rreth dhe ndërsa videoja vazhdon, ajo bëhet gjithnjë e më e qartë. Të dukshme janë edhe lëvizjet e saj, të cilat shumëkujt i kujtuan temjanin. Legjenda thotë se Virgjëresha Mari zbuloi Malin e Shenjtë, e bekoi dhe e përcaktoi si një vend të shenjtë ku do të jetojnë murgjit e izoluar të përkushtuar ndaj lutjes dhe se gratë nuk do të vijnë në këtë vend, thuhet në tekst.

Megjithatë, video nuk është xhiruar në malin Athos dhe as nuk shfaqet Virgjëresha Mari. Në Youtube, në kanalin “РЕАЛЬНАЯ ИНФА“, më 19 nëntor 2021, u postua e njëjta video me mbishkrimin se “një turist ndaloi në malin Athos” dhe e xhiroi atë. Në përshkrimin poshtë videos në YouTube thuhet se “videoja është nga Kosh, Agach, një zonë rurale dhe qendër administrative në Rusi“.

Ajo që shihet në video është tashmë një fenomen i njohur meteorologjik. Ky është fenomeni “Brocken spectre” (Spektri i thyer), i cili mund të ndodhë në çdo mal me mjegull ose të shihet nga një aeroplan. Është një hije e shtuar përballë reve, përballë drejtimit në të cilin shkëlqen dielli. Rreth kokës së figurës ka rreze si një aureolë drite me ngjyra, duke formuar një shkëlqim verbues, i cili, nga ana tjetër, duket i kundërt me drejtimin e diellit. Ekziston një legjendë lokale për këtë fenomen në Gjermani, prej nga vjen emri i fenomenit. “Spektri i thyer” u përshkrua nga Johann Silberslag në vitin 1780, dhe prej atëherë  është shkruar në literaturë për atë rajon.

Mediat tradicionale, për shembull BBC, kanë raportuar për këtë fenomen të rrallë.

Washington Post, nga ana tjetër, ka një raport mbi “Spektrin e thyer” në Skoci.

Duke qenë se vendndodhja e videos origjinale, e marrë nga postimi që e recensojmë, është Rusia, jo Greqia, vlerësojmë se video nuk është nga mali Athos, fenomeni nuk pasqyron Virgjëreshën Mari, por është fenomen i natyrshëm dhe i shpjeguar. Në rastin konkret, thjesht bëhet fjalë për besëtytni dhe përmes kësaj tërheqiet  vëmendja e lexuesve në rrjetet sociale, duke përdorur bindjet e tyre fetare.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related