Një postim në rrjetet sociale spekulon për rrëzimin e helikopterit në afërsi të Kievit

Published on:

Postimi shpërndan informacione të pa evidentuara në lidhje me rrëzimin e helikopterit në Brovary, afër Kievit. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar se pse është rrëzuar helikopteri. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy bën me dije se ka nisur një hetim për shkaqet që shkaktuan aksidentin dhe sapo të merret informacioni fillestar zyrtar, do të ndahet me publikun. Pra, është ende herët për të folur për aksidentin pasi hetimet janë në vijim. Prandaj, nuk mund të thuhet se mbrojtja ajrore e Ukrainës e rrëzoi vetë helikopterin, siç thuhet në postim, pasi ky është spekulim.

 

Një postimFacebook po përhap pretendime të pabaza dhe të paverifikuara në lidhje me rrëzimin e fundit të helikopterit që ndodhi në Brovary, një qytet afër Kievit, ku humbën jetën 14 persona, përfshirë të gjithë udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Vështirë të zbulohet e vërteta…
Kiev
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi një helikopter ukrainas që mbante Ministrin e Punëve të Brendshme të Ukrainës dhe zëvendësin e tij. Helikopteri u rrëzua në një zonë banimi, duke vrarë 16 persona, përfshirë 2 fëmijë,
thuhet në postim.

Postimi pretendon se vetë Ukraina e rrëzoi helikopterin në të cilin ishin udhëheqësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, pra kinse mbrojtja ajrore ukrainase e rrëzoi atë.

Nuk ka asnjë provë për një pretendim të tillë dhe as nuk mbështetet në fakte. Në fakt, ende nuk ka një informacion zyrtar se pse është rrëzuar helikopteri.

Rrëzimi i helikopterit ndodhi më 18 janar në orët e para të mëngjesit. Zyrtarët thanë se helikopteri u rrëzua në orën 8:20 të mëngjesit me orën lokale dhe se ndërtesa e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës u shkatërrua nga një zjarr që shpërtheu pas rrëzimit. Zjarrfikësit kanë shuar flakët një orë më vonë.

Siç thanë ata, bëhet fjalë për një helikopter “Aerospace AS 332 Super Puma”, i cili iu dha Ukrainës nga Franca. Sipas fotografive nga vendi i aksidentit, helikopteri ka rënë në oborrin e çerdhes.

Në helikopter ndodheshin nëntë persona: gjashtë anëtarë të ekipit operativ të MPB-së, duke përfshirë edhe drejtuesit e MPB-së, si dhe tre anëtarë të ekuipazhit të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave. Ministri i Punëve të Brendshme Denis Monastirski, zëvendësi i tij i parë Jevhen Yenin dhe Sekretari Shtetëror i Ministrisë Yuriy Lubkoviç kanë ndërruar jetë, njoftoi Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Siç njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në profilin e tij në Facebook, operacioni i shpëtimit zgjati pothuajse nëntë orë. Qindra persona janë përfshirë në shuarjen e zjarrit, kërkimin dhe shpëtimin e të plagosurve, si dhe kryerjen e veprimeve fillestare hetimore.

25 persona u plagosën, mes tyre 11 fëmijë. 14 persona humbën jetën, përfshirë një fëmijë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre! Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës nisi një hetim penal për këtë ngjarje të tmerrshme. Sot janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme lidhur me menaxhimin e sistemit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kemi humbur njerëz profesionistë, patriotë dhe menaxherë të besueshëm. Ministri Denis Monastirski, Yevhen Yenin dhe kolegët e tyre që vdiqën në aksident nuk janë njerëz që mund të zëvendësohen lehtësisht. Është vërtet një humbje e madhe për vendin.
Sapo të vërtetohen fakte të qarta se çfarë saktësisht shkaktoi rënien, ne do ta publikojmë atë informacion,
shkroi Zelensky në Facebook.

Siç bën me dije ai, ka nisur hetimi për shkaqet që çuan në aksidentin e helikopterit dhe sapo të merret informacioni zyrtar fillestar, do të ndahet me publikun. Pra, është ende herët për të folur për aksidentin pasi hetimet janë në vijim.

Sipas kësaj, nuk mund të thuhet se Mbrojtja Ajrore e Ukrainës e ka rrëzuar vetë helikopterin, siç pretendohet në postim, pasi bëhet fjalë për spekulime. Kur bëhet fjalë për aksidente, nuk është e drejtë të spekulohet, por të përdoret informacioni zyrtar, sidomos kur ka viktima njerëzore.

Në të kundërtën, postimi që ne po shqyrtojmë bazohet në informacione thashetheme dhe është i pavërtetë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related