Bjellorusia, aleat kyç i Rusisë, i bëri thirrje Kievit që të kryejë hetim të plotë pasi raketa S-300 iu afrua kufirit të saj. Sipas Kirill Kazantsev, një oficer i mbrojtjes bjelloruse, po shqyrtohen dy skenarë – i pari është i paqëllimshëm, nisje aksidentale nga Ukraina dhe e dyta është provokim i qëllimshëm nga forcat ushtarake ukrainase. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se ishte e gatshme të thërriste ekspertë nga vendet që nuk mbështesin “Rusinë terroriste” për të ndihmuar në hetimin e incidentit. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nuk përjashton mundësinë e një provokimi të qëllimshëm në të cilin Moska lëshoi raketën e saj në një rrugë ku ajo do të kapej në territorin bjellorus.
Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet informacioni me titullin: “Lajmi më i ri raketa ukrainase ra në Bjellorusi”. Në vetë postimin thuhet:
Në rajonin e Belgorodit të Rusisë, që nga fillimi i luftës, gjatë gjithë kohës ka pasur incidente me forcat ushtarake subversive ukrainase. Dje, për herë të parë, një grup subversiv ukrainas u eliminua në rajonin Bryansk (video në kanalin Telegram), i cili është pikërisht në kufirin midis Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë. Tani ky skenar me raketat ukrainase. Zelensky u përpoq të përfshijë Poloninë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, ai dështoi, por tani po provon Bjellorusinë.
Nuk ka asnjë provë që Ukraina po përpiqet ta fusë Bjellorusinë në luftë. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha se incidenti ishte rezultat i mbrojtjes ajrore. Bjellorusia, një aleat kyç i Rusisë, i bëri thirrje Kievit që të kryejë hetim të plotë pasi raketa S-300 iu afrua kufirit të saj. Kirill Kazantsev, një oficer i mbrojtjes bjelloruse, sipas BBC, deklaroi se po konsideroheshin dy skenarë:
Skenari i parë është i paqëllimshëm, lansim aksidental nga Ukraina për shkak të nivelit të ulët të trajnimit të ushtrisë ose mosfunksionimit të raketës. Skenari i dytë është provokim i qëllimshëm nga forcat ushtarake ukrainase.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se ishte e gatshme të thërriste ekspertë nga vendet që nuk mbështesin “Rusinë terroriste” për të ndihmuar në hetimin e incidentit, duke shtuar se “ruan të drejtën e pakushtëzuar për të mbrojtur qiejt e saj”. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nuk përjashton mundësinë e një provokimi të qëllimshëm në të cilin Moska e lëshoi raketën e saj në një rrugë ku ajo do të kapej në territorin bjellorus.
Siç raportoi BBC, Bjellorusia tha se raketa ra në afërsi të fshatit Harbacha në rajonin e Brestit, rreth 15 kilometra nga kufiri me Ukrainën dhe një dëshmitar i tha Radios Evropa e Lirë se dritaret u drodhën dhe shtëpitë dridheshin gjatë incidentit.
Komisari ushtarak i rajonit të Brestit, Oleg Konovalov, ka theksuar pas incidentit se nuk ka vend për panik.
Situata është e ngjashme me atë që ndodhi së fundmi në territorin e Polonisë. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë absolutisht nga asgjë, tha komisari ushtarak i rajonit të Brestit, transmeton Euronews.
CBS shkruan se ka frikë se Bjellorusia mund të jetë në kërkim të kontekstit për t’u përfshirë në agresionin rus kundër Ukrainës:
Disa rajone në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin, u vunë nën sulm masiv me raketa ruse të enjten, vala më e madhe e sulmeve në javë që synon infrastrukturën e vendit. Rusia gjuajti drone shpërthyese në disa rajone gjatë natës, përpara se të zgjeronte breshërinë me “raketat e lundrimit me bazë ajrore dhe detare të lëshuara nga avionët strategjikë dhe anijet në mëngjes“, njoftuan forcat ajrore ukrainase.
Moska ka nisur sulme të tilla në baza javore që nga tetori. Pas një serie të tillë sulmesh, ushtria ukrainase njoftoi se kishte kapur raketa ruse dhe dronë shpërthyes, por disa prej tyre arritën objektivin, duke dëmtuar infrastrukturën dhe duke kontribuar në vuajtjen e popullatës në temperaturat e ftohta, pasi bëhet fjalë për infrastrukturë të lidhur me furnizimin me energji elektrike dhe me ujë.
Sipas Politico, rrëzimi i raketës në Bjellorusi ndodhi gjatë një sulmi masiv rus kundër Ukrainës në të cilin u lëshuan 69 raketa, duke shkaktuar vdekje dhe ndërprerje të energjisë në vend. Mbrojtja ukrainase kapi 54 prej tyre.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dyshon për provokim nga Moska.
Ukraina vazhdon të kundërshtojë barbarizmin dhe agresionin rus, duke ushtruar të drejtën e saj të pakushtëzuar për vetëmbrojtje në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së. Sa i përket deklaratave të palës bjelloruse, pala ukrainase është e vetëdijshme për përpjekjet e dëshpëruara dhe këmbëngulëse të Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë në luftën e saj agresive kundër Ukrainës. Në këtë drejtim, pala ukrainase nuk përjashton provokim të qëllimshëm nga shteti terrorist i Rusisë, i cili vendosi një rrugë të tillë për raketat e tij të lundrimit për të shkaktuar përgjimin e tyre në hapësirën ajrore mbi territorin e Bjellorusisë, shkruhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.
Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk ka asnjë provë që Ukraina dëshiron ta fusë Bjellorusinë në luftë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari