Postimi që po shqyrtojmë i mungon konteksti. Megjithëse simboli i dekorimeve të Krishtlindjeve duket si një svastika naziste, në fakt është një kryq i zjarrtë (ugunskrusts) që e ka origjinën në folklorin dhe historinë letoneze. Enciklopedia Kombëtare e Ministrisë së Kulturës së Letonisë shpjegon se megjithëse simboli mund të ketë një interpretim të diskutueshëm, ai ende bazohet në mitologjinë letoneze. Në territorin e Letonisë, gjetjet më të vjetra të kryqit të zjarrtë datojnë në shekullin e tretë.
Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet se:
Në qytetin Lielvarde, i cili ndodhet në pjesën qendrore të Letonisë, u instalua pema kryesore e Krishtlindjes e zbukuruar me simbole svastika.
Në kuadër të këtij postimi është shpërndarë tekst me titullin:
Një pemë e Krishtlindjes në Letoni është zbukuruar me simbole fashiste.
Kontrolluesit e fakteve të Reuters thonë se simboli i ka rrënjët në historinë dhe folklorin letonez dhe nuk është frymëzuar nga svastika e përdorur nga Partia Naziste gjermane në gjysmën e parë të shekullit të 20-të.
Enciklopedia Kombëtare e Ministrisë së Kulturës së Letonisë shpjegon se megjithëse simboli mund të ketë një interpretim të diskutueshëm, ai bazohet në mitologjinë letoneze.
Në territorin e Letonisë, gjetjet më të vjetra të kryqit të zjarrtë datojnë në shekullin e tretë. Në shekujt në vijim, kryqi i zjarrtë mund të gjendet në materialet arkeologjike të të gjitha grupeve etnike që jetonin në territorin e Letonisë, shkruan Reuters.
Faqja shpjegon se ka shumë variacione të kryqit, duke përfshirë ato që duken si svastika naziste dhe se simboli është përdorur nga simpatizantët nazistë letonezë në shekullin e 20-të. Por gjithashtu shton se përdorimi i svastikave naziste është i paligjshëm në Letoni, përveç nëse qëllimi nuk lidhet me glorifikimin e regjimeve totalitare ose nëse krimet e kryera nuk justifikohen.
Ligji në Letoni nuk zbatohet për ato raste kur kryqi i zjarrtë përdoret në kontekstin e një stolie popullore, në produktet e artit popullor ose në mënyra të tjera krijuese. Fotot e dekorimeve të Krishtlindjeve mund të gjenden në faqen e këtij rajoni në Facebook dhe kanalin në YouTube.
Raportet e pemës së dekoruar së Krishtlindjes në gazetat dhe portalet letoneze nuk përmendin se simboli ishte frymëzuar nga nazizmi. Dhe në një nga raportimet në media, megjithatë, shkruhet se “propagandistët rusë” refuzojnë të besojnë në origjinën letoneze të simbolit.
Kontrolluesit e fakteve të Lead Stories shkruajnë se përdorimi i simboleve të Gjermanisë naziste në Letoni rregullohet nga një ligj sigurie i vitit 2005, i cili përcakton se svastika nuk mund të përdoret gjatë një ngjarjeje publike, përveç në rastet kur qëllimi i përdorimit nuk lidhet me glorifikimi i regjimeve totalitare ose justifikimi i krimeve të kryera.
Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si një postim në të cilin mungon konteksti. Megjithëse simboli i dekorimeve të Krishtlindjeve duket si një svastika naziste, në fakt është një kryq i zjarrtë (ugunskrusts) që e ka origjinën në folklorin dhe historinë letoneze.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari