Lajm çorientues mbi intervistën e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë

Published on:

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka deklaruar në një intervistë për Gazetën Express se muajt në vazhdim do të përdorin një gamë të gjerë të arsenalit britanik për të vazhduar luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Faqja në Facebook “Specialja” ka keq-cituar intervistën e Ambasadës duke pretenduar se: “Do t’ua nxijmë jetën politikanëve të korruptuar edhe në Kosovë”. Këtë faqe e përcjellin më shumë se 85 mijë ndjekës. Një interpretim çorientues të kësaj interviste e ka shpërndarë edhe mediumi tjetër “Gazeta.com”.

Duke u bazuar në artikullin e Gazeta Express, kjo faqe e ka ndryshuar titullin në një më sensacional me qëllim që të tërheqin më shumë lexues dhe rritje të klikimeve. Por, në përmbajtje të lajmit nuk thuhet se Ambasadë  ka përmendur që “do t’ua nxijnë jetën edhe politikanëve të korruptuar në Kosovë”, pasi që në atë intervistë nuk është përmendur vetëm Kosova specifikisht, por por i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

“Mbretëria e Bashkuar po i rrit përpjekjet tona për të prishur lidhjet në mes të politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e fundit në kuadër të një sërë veprimesh që synojnë të promovojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund mosndëshkimit në rajon. Në muajt e ardhshëm, ne do të përdorim të gjithë gamën e arsenalit tonë për të vazhduar luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Related