Vizita e Lavrov në Serbi/ A ishte i parashikueshëm anulimi?

Published on:

Në fillim të qershorit, Rusia njoftoi për anulimin e ‘befasishëm’ të vizitës së kryediplomatit Sergei Lavrov në Serbi. Ky lajm u parapri nga tituj sensacionalë  edhe në mediat shqiptare për vizitën e Lavrovit në Ballkan madje edhe me analizën se çfarë pasojash do sillte kjo ngjarje. Nga një verifikim i Faktoje, rezulton se vendimmarrjet zyrtare të BE dhe shteteve anëtare të Natos, e bënin të pamundur zhvillimin e kësaj vizite, por mesa duket mediat kanë preferuar të qarkullojnë një raportim copy-paste pa klikuar më parë burimet zyrtare.

Nga data 27 maj në mendiat shqiptare filloi të qarkullonte informacioni se Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të vizitonte Beogradin më 7 qershor. Kjo do të ishte vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Këto janë disa nga titujt e servirur nga portalet në Shqipëri.

Shumë nga mediat bënin me dije se ky informacion përcillej nga mediat serbe, por në asnjë rast nuk citonin burimin.

Pjesë nga një artikulli në mediat shqiptare

Përpara se ky udhëtim të anulohej në datën 5 qershor kanë qenë disa të dhëna zyrtare të cilat parashikonin pikërisht një situatë të tillë. Megjithatë mediat shqiptare vazhduan ta publikojnë lajmin e një vizite të mundshme të Lavrov pa kontrolluar apo marrë parasysh informacionet.

Ishte fillimisht BE që njoftoi mbylljen e të gjitha hapësirave ajrore për Rusinë në datën 27 shkurt 2022. Njoftimi erdhi nga vetë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për aeroplanët në pronësi ruse, të regjistruar nga Rusia ose të kontrolluara nga Rusia,” tha ajo.

Me ngjyrë blu, harta e vendeve të cilat bllokuan fluturimet ndaj Rusisë

6 paketa sanksionesh ndaj Rusisë + ndalimi i udhëtimit për Putin dhe Lavrov

Në faqen zyrtare të Komisionit Europian janë publikuar vendimmarrjet e përdituësuara që blloku ka ndërmarrë ndaj Rusisë që prej vitit 2014, kur u shënua ndërhrja e Rusisë për aneksimin e Krimesë.

Screenshot nga publikimi në faqen e KE mbi sanksionet ndaj Rusisë

Që prej muajit shkur 2022 deri më sot, janë 6 paketa saknsionesh të vendosura ndaj Rusisë, ku përfshihet edhe ngrirja e aseteve dhe ndalimi i hyrjes në territorin e BE edhe për presidentin Vladimir Putin dhe kryediplomatin Sergei Lavrov.

Screenshot nga faqja e Komisionit Europian mbi individët rusë që sanksionohen

Nuk ishin vetëm vendet e BE të cilat mbyllën hapësirat ajrore për Rusinë

Nga kontrolli i Faktoje rezulton se ministri i Jashtëm rus Lavrov nuk mund ta vizitonte Serbinë, për shkak se muaj më parë shumë prej vendeve të Ballkanit kishin vendosur sanksione ndaj Rusisë duke mbyllur hapësirat ajrore. Përkatësisht Shqipëria në datën 27/02/2022 dhe Maqedonia e Veriut një ditë më pas.

Që prej datës 27 shkurt 2022 Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi ndalimin e fluturimit në hapësirën e saj ajrore për avionët e kompanive ruse. Shkupi iu bashkua në këtë mënyrë rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të Bllokut, të cilat kanë marrë tashmë një vendim të tillë.

Pjesë nga njoftimi zyrtar i qeverisë maqedonase në 27/02/2022

Deri në datën 3 mars 2022 lista e vendeve të cilat nuk lejuan fluturimet për Rusinë:

Shqipëria

Andorra

Austria

Bjellorusia

Shumë linja ajrore kanë shmangur fluturimet mbi Bjellorusi që nga incidenti me Fluturimin 4978 të Ryanair.

Megjithatë, që nga pushtimi rus i Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë mbylli hapësirën ajrore në jug të vendit, pranë kufirit me Ukrainën.

Belgjika

Bullgaria

Kanadaja

Kanadaja ndaloi hyrjen e avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore nga data 28 shkurt.Si hakmarrje, Rusia ka ndaluar fluturimet kanadeze.

Qipro

Hapësira ajrore e Qipros tani është e mbyllur për linjat ajrore dhe fluturimet ruse si pjesë e ndalimit në mbarë BE-në e shpallur më 27 shkurt.

Republika Çeke

Danimarka

Estonia

Bashkimi Europian

Franca

Finlanda

Gjermania

Greqia

Hapësira ajrore e Greqisë tani është e mbyllur për linjat ajrore dhe fluturimet ruse si pjesë e ndalimit në mbarë BE-në e shpallur të dielën më 27 shkurt.

Hungaria

Hapësira ajrore e Hungarisë tani është e mbyllur për linjat ajrore dhe fluturimet ruse si pjesë e ndalimit në mbarë BE-në e shpallur më 27 shkurt.

Islanda

Irlanda

Kosova

Letonia

Letonia ka ndaluar linjat ajrore ruse të hyjnë në hapësirën ajrore të vendit.

Lihtenshtajni

Lihtenshtajni, si një vend pa dalje në det, tani është i paarritshëm për fluturimet dhe linjat ajrore ruse.

Lituania

Luksemburgu

Malta

Hapësira ajrore e Maltës tani është e mbyllur për linjat ajrore dhe fluturimet ruse si pjesë e ndalimit në mbarë BE-në e shpallur më 27 shkurt.

Moldavia

Vendi ndan gjysmën e kufirit me Ukrainën dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme menjëherë pas pushtimit rus.

Holanda

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ka ndaluar linjat ajrore ruse të hyjnë në hapësirën ajrore të vendit që prej datës 27 shkurt.

Polonia

Portugalia

Rumania

San Marino

Sllovakia

Hapësira ajrore e Sllovakisë tani është e mbyllur për linjat ajrore dhe fluturimet ruse si pjesë e ndalimit në mbarë BE-në e shpallur më 27 shkurt.

Sllovenia

Spanja

Zvicra

Zvicra, mbylli hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë më 28 shkurt.

Mbretëria e Bashkuar

Ukraina

Shtetet e Bashkuara

Një e dhënë tjetër i shtohet listës së ‘paralajmërimeve’ se ky udhëtim nuk mund të ndodhte. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në konferencën e tij të përditshme për shtyp e cilësoi vendimin e  tre vendeve të cilat janë pjesë e aleancës së NATO-s.

“Të treja vendet janë anëtare të NATO-s dhe angazhimi në bazë të Nenit Pesë (të NATO-s) ndaj këtyre vendeve është i palëkundur. Vetëm dje ne shënuam pesë vjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe në mars dy vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

NENI 5

Traktati i Atlantikut të Veriut

Nisur nga informacionet e  grumbulluara mund të thuhet se anulimi i vizitës së Ministrit të jashtëm Rus Lavrov në Beograd ishte i parashikueshëm se do të anulohej duke marrë këtu parasysh edhe situatën e Rusisë e cila nisi sulmet ndaj Ukrainës.

Në datën 6 qershor 2022 vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi u anulua. Kjo pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, përkatësisht Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Artikuj të publikua pas anulimit të vizitës

Një ditë pas anulimit të takimit në Serbi, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov udhëtoi drejt Turqisë ku u prit nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu. Kjo vizitë jo e rastësishme sjell ndërmend se janë disa vende të cilat nuk kanë bllokuar ende hapësirat ajrore për Rusinë.

Lista e vendeve:

Brazili, Kina, Turqia, Izraeli, India, Pakistani, Afrika e Jugut, Koreja e Veriut, Seychelles dhe Arabia Saudite.

Related

Leave a Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here