BAZA

Qëllimi kryesor i projektit Qendra kundër Dezinformimit në Ballkanin Perëndimor (WBADH) është ekspozimi i ndikimit keqdashës të huaj në Ballkanin Perëndimor duke ekspozuar dhe hartëzuar rrjedhën e dezinformatave dhe propagandës që buron nga aktorë të jashtëm në të gjithë rajonin.

Demaskimi dhe përmbajtja analitike e medias për çdo vend:
• Shqipëri nga Faktoje
• Bosnje dhe Hercegovinë nga “Zashto Ne” (Pse jo)
• Kosovë nga Sbunker
• Mali i Zi nga CDT
• Maqedoni e Veriut nga Metamorfozis
• Serbi nga ISAC
Storje hulumtuese, duke shfaqur punën nga
• CDT (Mali i Zi)
• Internews Kosova (Kosovë)
• SCOOP (Maqedonia e Veriut)
• Meta.mk / Portalb / Vërtetmatësi (Maqedonia e Veriut)
Publikimet:
• Tendencat dhe narrativet e dezinformimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor Janar-Qershor 2022 (pdf)

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale: Facebook & Twitter
Ngjarjet e avokimit:
• Konferenca Ndërtimi i Qëndrueshmërisë ndaj Dezinformimit (20.06.2023 në Shkup) – fotografi, video
• Konferenca POINT (16-17.06.2023 në Sarajevë)
• Java e Verifikimit të Fakteve në Ballkanin Perëndimor (02-06.04.2023)
• Konferenca Rajonale në Tiranë (06.04) – fotografi, video 1, 2, 3.
• Konferenca ndërkombëtare “Transforimi digjital i qytetarëve” në Shkup (4-5.04.) duke përfshirë panelin “Si të ndërtohet rezistenca ndaj luftës hibride?” – njoftimi agjenda, fotografi, video, lajme;
• Konferenca ndërkombëtare e-Shoqëri.mk “Rezistenca Kibernetike për Liri dhe Siguri” (6-17.12.2022, Shkup) duke përfshirë panelin “Kërcënimet e Sigurisë ndaj Demokracisë dhe Përpjekjet Evropiane në Luftimin e Dezinformimit” – njoftimi, agjenda, fotografi: 1, 2; video: 1, 2; lajme: 1, 2, 3, 4, ;
• Ditët e edukimit mediatik: Diversitetet dhe dezinformatat në Ballkanin Perëndimor (31.11.2022) – njoftimi, video
• Konferenca POINT (2-3.06.2022, Sarajevë) duk përfshirë panelin Tregime nga rajoni dhe përtej – njoftimi, agjenda, video
• Konferenca “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (31.05.2022, Shkup) – fotografi, video
• Konferenca Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk “Demokracia në Epokën Digjitale: Sfidat dhe Mundësitë” (30.11-03.12.2022, Shkup) duke përfshirë sesionet “Dezinformimi dhe kërcënimi për demokracinë” – njoftimi, fotografi, video 1, 2; lajme;

Objektivat specifike
1. Rritja e kapacitetit të gazetarëve dhe mediave për të identifikuar, dokumentuar, raportuar dhe ekspozuar ndikimet e huaja keqdashëse.
2. Edukimi i publikut për natyrën dhe efektet e dezinformatave të ndikuara nga aktorë të jashtëm.
3. Avokimi për rritjen e debatit publik dhe rritje të interesit për masa konstruktive politike.
4. Zhvillimi i një modeli për përballjen me dezinformata nga burime të huaja keqdashëse.

Grupet e synuara
1. Publiku i gjerë si grupi më i prekur nga ndikimet keqdashëse të huaja;
2. Redaksitë dhe gazetarët kombëtarë dhe rajonalë;
3. Organizatat e shoqërisë civile;
4. Institucionet publike/shtetërore të përfshira në luftën kundër ndikimeve keqdashëse të huaja.

Rezultatet e pritura
1. Rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive të publikut për ekosistemet e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor duke siguruar një infrastrukturë për paralajmërim të hershëm, të bazuar në të dhëna.
2. Prodhimi i përmbajtjeve informative dhe edukative mediatike për të ekspozuar dezinformatat në bazë të një metodologjie inovative të bazuar në të dhënat për identifikimin, gjurmimin dhe ekspozimin e ndikimeve keqdashëse të huaja.
3. Krijimi i një rrjeti shumëpalësh me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave mediatike, duke përfshirë edhe verifikuesit e fakteve dhe lajmeve, organizatat “think-tank” dhe palët e tjera të interesuara, që shërben si një platformë për mbulimin e përbashkët mediatik, monitorimin e mediave dhe ngritjen e kapaciteteve.
4. Një model modern për përballjen me dezinformatat, i bazuar në një metodologji për njohjen dhe raportimin e ndikimit keqdashës të huaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova), që është i zbatueshëm jashtë rajonit ku është zhvilluar, veçanërisht në vendet ku një ndikim i tillë toksik nuk e merr vëmendjen e duhur nga mediat dhe elita politike.

Aktivitetet e projektit
1. Zhvillimi i infrastrukturës rajonale të bazuar në të dhënat për paralajmërim të hershëm që do të shërbejë për të parandaluar ndikimin e dëmshëm në rajon nga fushatat dezinformuese me origjinë nga aktorë të huaj.
2. Gazetaria mbikëqyrëse (Watchdog journalism) – prodhimi i përmbajtjeve gazetareske cilësore në formë recensionesh, analizash dhe storjesh hulumtuese.
3. Hulumtimi i fokusuar në hartëzimin, dokumentimin dhe shpjegimin e vendeve të ndikimit të huaj keqdashës në çdo vend dhe në BP në tërësi. Mbledhja dhe analiza e të dhënave që do të rezultojë në krijimin e një infrastrukture për paralajmërim të hershëm të drejtuar nga të dhënat, e përqendruar rreth një baze të dhënash.
4. Informimi publik dhe avokimi – angazhimi i audiencës së përgjithshme dhe rritja e vetëdijes përmes një fushate promovuese për edukimin dhe informimin e publikut përmes mediave sociale; kontributi për ndryshimin e politikave nëpërmjet konsultimeve për avokim dhe ngjarjeve publike që i bashkojnë palët përkatëse të interesit për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin e tyre në debatin publik mbi ndikimet e huaja keqdashëse.
Kohëzgjatja e projektit: 3,5 vjet (42 muaj)
Mbështetja financiare: Mbretëria e Holandës
Partnerët e projektit – anëtarët kryesorë të rrjetit:
• Fondacioni Metamorfozis (udhëheqës) nga Maqedonia e Veriut, themelues i shërbimit të verifikimit të fakteve Vërtetmatësi (Vistinomer në maqedonisht, Vërtetmatës në shqip) Agjencia e Lajmeve Meta.mk, dhe portali i lajmeve në gjuhën shqipe Portalb.mk;
• Qendra për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë – ISAC, organizatë “think-tank” nga Serbia
• Zašto ne (Pse Jo) nga Bosnja dhe Hercegovina, themelues i shërbimeve të verifikimit të fakteve Istinomjer.ba dhe Raskrinkavanje.ba (fcs)
• Qendra për Tranzicion Demokratik nga Mali i Zi, themelues i shërbimit të verifikimit të fakteve Raskrinkavanje.me (fcs)
• Faktoje.al, shërbimi i verifikimit të fakteve nga Shqipëria
• Sbunker.net organizata botuese mediale nga Kosova