Jashari për “Sloboden Peçat”: Kemi aktorë me agjenda dashakeqe që vazhdojnë të radikalizojnë grupe të ndryshme në vend

Published on:

Drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, në një prononcim për “Sloboden Peçat” thotë se në Maqedoninë e Veriut kemi edukim shumë të ulët mediatik, terren pjellor për teori konspirative, mosbesim në institucione, rënie të cilësisë së gazetarisë dhe shumë burime të dezinformatave si dhe aktorë të ndryshëm, vendas dhe të huaj, të cilët i përdorin për të promovuar agjendat e tyre dhe për të tërhequr zhvillimet pozitive demokratike në vendin tonë.

Vitet e fundit, propaganda e përqendruar në zhvillimet kritike politike, si zgjedhjet apo referendumet, pandemitë dhe sot agresioni rus kundër Ukrainës, kanë radikalizuar dhe vazhdojnë të radikalizojnë grupe të ndryshme në vend dhe në rajon, duke nxitur incidente që synojnë ndalimin e integrimit në BE dhe largimi nga NATO. Këta aktorë me agjenda dashakeqe, shpesh me origjinë të huaj, përpiqen të përdorin çdo ndryshim, qoftë edhe arsyen më të vogël, për të provokuar konflikt dhe radikalizëm mes grupeve të ndryshme të qytetarëve, përmes fushatave dezinformuese dhe llojeve të tjera të ndërhyrjeve keqdashëse. Ndërsa interneti dhe rrjetet sociale përdoren si një mjet efektiv për të përhapur dhe përforcuar këto dezinformata për të krijuar kaos, për të shkaktuar frikë, urrejtje dhe përhapur mendime të njëanshme dhe kontradiktore që shkaktojnë konflikt. “Ky ndikim synon të prishë proceset e vazhdueshme të konsolidimit të institucioneve demokratike, duke shfrytëzuar dhe thelluar ndarjet ekzistuese etnike, fetare, ekonomike, ideologjike apo partiake”, tha Jashari për “Sloboden Peçat”


Qries

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related