Ky postim që shpërndahet në Facebook dezinformon opinionin se edhe shtetasit e RMV-së do të mund të luftojnë në Rusi. Kjo në vendin tonë është vepër penale, njëjtë si të luftosh për çdo ushtri të huaj dhe dënohet me burg. Pjesëmarrja në legjionin e huaj për shtetas të Maqedonisë është në kundërshtim me nenin 322-a të Kodit Penal, i cili ndalon pjesëmarrjen e shtetasve të Maqedonisë së V në ndonjë formacion ushtarak të huaj ushtarak apo policor
Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, i cili shpërndan tekst nga një portal, me titullin:
Edhe maqedonasit do të mund të luftojnë për Rusinë? Janë hapur pika për pranimin e të huajve në ushtrinë ruse: Ja çfarë mund të presin ata nëse nënshkruajnë kontratë shërbimi
Teksti thotë se po pranohen aplikime për shtetas të huaj që duan të regjistrohen në forcat e armatosura të Federatës Ruse, si dhe u përgjigjen pyetjeve në lidhje me pranimin e shtetasve të huaj në shërbimin ushtarak me kontratë. Më pas thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme (e Rusisë n.z.) ka treguar se të huajt që kanë nënshkruar kontratë për shërbim në forcat e armatosura të Rusisë kanë të drejtën e një fitimi të thjeshtuar të shtetësisë ruse, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, pra prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët.
Megjithatë, ligjërisht, ajo që shkruhet në titullin e tekstit nuk është e mundur. Qytetarët e Maqedonia e V nuk guxojnë të luftojë për ushtri të huaja, sepse është vepër penale, pavarësisht se për cilën ushtri është.
Më 9 mars të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme lëshoi një komunikatë në të cilën u kujtoi qytetarëve të Maqedonisë se pjesëmarrja në çdo ushtri të huaj është vepër penale. Ministria e Punëve të Jashtme tregoi në atë kohë se si një vend mik i Ukrainës, ekziston mirëkuptim i situatës komplekse në të cilën ndodhet Ukraina.
Njëkohësisht duam të rikujtojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut e dënon plotësisht agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe këtë shteti e demonstron në OKB, NATO, OSBE dhe në të gjitha forumet e tjera bilaterale dhe multilaterale, theksuan nga MPJ.
Nga Ambasada e Ukrainës në Shkup për Portalb atëherë thanë se të gjitha ambasadat e Ukrainës në botë kanë informuar për këtë iniciativë të Zelenskyt për pjesëmarrje vullnetare në radhët e Legjionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Ukrainës. Ata theksuan se nuk kanë ndërmend të rekrutojnë dhe gjithmonë do t’u përmbahen ligjeve maqedonase.
Meta.mk tashmë ka shkruar se pjesëmarrja në legjion të huaj për shtetas të Maqedonisë është në kundërshtim me nenin 322-a të Kodit Penal, i cili ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Maqedonisë në ndonjë formacion të huaj ushtarak apo policor.
Në periudhën 2014-2021 janë regjistruar 11 vepra penale “pjesëmarrje në formacione të huaja ushtarake, policore, paraushtarake apo parapolicore”, për të cilat janë kallëzuar penalisht 56 autorë.
Edhe nga Qeveria paraprakisht para mediave iu referuan Kodin Penal, i cili përcakton qartë se pjesëmarrja në ushtri të huaj ose trajnimi nga ushtria e huaj, policia, formacionet paraushtarake apo parapolicore, grupet e organizuara jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut, dënohet me burgim të paktën katër vjet.
Edhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në një prononcim për “Click Plus” ka thënë se pjesëmarrja në luftën në Ukrainë është e ndaluar me ligj dhe kushdo që shkon do të sanksionohet.
Ligji nuk diskriminon nëse luftoni në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme. Ligji thotë se pjesëmarrja e paligjshme në luftërat jashtë vendit dënohet me burg dhe e njëjta gjë do të vlejë për të gjithë, përfshirë edhe ata që shkojnë në Ukrainë, tha Osmani.
Koordinatori kombëtar i Komitetit Kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, Zlatko Apostolovski, për SDK tha se nëse qytetarët e RMV-së shkojnë të luftojnë si vullnetarë në anën ruse ose ukrainase në luftën aktuale me pushtimin rus në Ukrainë, ata do të mbajnë përgjegjësi penale për të njëjtën gjë si ata që ishin në fushëbetejë në Irak, Siri ose iu bashkuan ISIS-it.
Për të gjitha faktet e mësipërme vlerësojmë se nuk është i vërtetë pretendimi në titullin e tekstit që po e recensojmë, dhe se shtetasit e RMV-së do të mund të luftojnë në Rusi. Kjo në vend është vepër penale, njëjtë sikur lufta për çdo ushtri të huaj dhe dënohet me burg.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari