Një postim në Facebook dezinformon në lidhje me politikën e supozuar të segregimit të kompanisë së transportit publik të Rigës, për të cilën pretendon në mënyrë të rreme që kërkon që pasagjerët që flasin rusisht të ulen në pjesën e pasme të autobusit. Ky pretendim është mohuar nga kompania e transportit “Rīgas satiksme” (Rīga Transport). Agjencia shtetërore e lajmeve LETA e Letonisë raportoi se policia ka nisur një hetim për ngjitëset e dyshuara në transportin publik në Riga.
Një postim në Facebook pretendon rrejshëm se autobusët e kompanive të transportit publik në Riga, kryeqyteti i Letonisë, kanë vendosur një rregull që pasagjerët që flasin rusisht nuk lejohen të ulen me të tjerët. Përveç postimit, i cili është shpërndarë 26 herë dhe ka mbi 90 përshtypje, është shpërndarë një foto e gjoja ngjitëses nga autobusi me udhëzime të tilla. Sipas asaj që shkruhet në letonisht dhe rusisht, pasagjerëve që flasin rusisht u kërkohet të shkojnë në pjesën e pasme të autobusit.
“SEGREGACIONI I SHPIFUR në Letoni, sigurisht i mbështetur nga BE!”
#Letonia, pasagjerët që flasin rusisht duhet të ulen në pjesën e pasme të autobusit”, thuhet në postimin në FB.
Një nga komentet e krahasoi këtë lëvizje me aparteidin në Shtetet e Bashkuara të shekullit të kaluar, kur afrikano-amerikanët kishin vende të veçanta në transportin publik:
Ashtu si 70 vjet më parë në Shtetet e Bashkuara dhe Angli që zezakët, kinezët dhe indianët lejoheshin të uleshin vetëm në pjesën e pasme të autobusit. Në kishë, institucione publike dhe banka, gjykata apo në shkolla. Është turp sa mendjengushtë janë disa njerëz.
Por e gjithë kjo nuk është e vërtetë, postimi në Facebook po përhap gënjeshtra. Njoftimi për politikën e segregacionit të “Rīgas satiksme” (Rīga Transport) u publikua fillimisht nga një përdorues në Twitter gjatë fundjavës (17-18 shtator), i cili më pas e fshiu atë. Sipas portalit letonez në gjuhën ruse “Postajm”, “në këtë profil mund të gjeni lajme të tjera të rreme, si dhe postime që lavdërojnë regjimin e Kremlinit”.
Тврдењето на наводните правила во јавниот превоз во Рига, беше демантирана од транспортната компанија.
Pretendimi i rremë rregullave në transportin publik në Riga u mohua nga kompania e transportit.
Kjo nuk eshte e vertete. Tashmë të shtunën në mbrëmje, punonjësit tanë kontrolluan autobusët që hynin në parking dhe depo. Një informacion i tillë nuk u gjet në asnjë mjet transporti, raportoi Rīgas satiksme në Twitter.
Incidenti shkaktoi edhe një hetim policor, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Letonisë, “LETA”.
Policia e shtetit ka nisur një hetim për mbishkrimet e supozuara në transportin publik në Riga, sipas të cilave pasagjerëve rusishtfolës u sigurohen ndenjëse vetëm në pjesën e pasme të autobusit, mëson agjencia e lajmeve LETA nga policia, lajmin e shpërndanë edhe media të tjera letoneze.
Falë rrjeteve sociale lajmi i rremë u përhap me shpejtësi dhe arriti tek përdoruesit maqedonas në Facebook.
Letonia Baltike është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2004 dhe kufizohet me Rusinë, e cila ka qenë në luftë me fqinjin e saj Ukrainën për gjashtë muaj. Në Letoni, i cila quhet edhe “vendi i migrantëve”, popullsia letoneze dominon me 59,6 për qind, ndërsa rusët janë grupi i dytë etnik më i madh dhe përbëjnë 27,57 për qind të popullsisë së përgjithshme. Bjellorusët përbëjnë pak më shumë se 3 përqind, dhe ukrainasit – deri në 3 përqind të të gjithë banorëve. Përbërja etnike e vendit përfshin një grup të vogël lituanezësh dhe polakësh, 1,33 për qind dhe 2,37 për qind, dhe pjesa tjetër e popullsisë përbëhet nga hebrenj, grekë, kazakë dhe rumunë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari