Me një fotografi të modifikuar, publiku po gënjehet se Zelenski ka marrë pjesë në një paradë homoseksuale

Published on:

Postimi shoqërohet me një fotografi të disa personave duke pozuar në një paradë homoseksuale. Në fotografi shihet një person me fytyrën e Zelenskit. Vërtetmatësi kërkoi të njëjtën fotografi përmes motorit të kërkimit Tin Eye dhe zbuloi se ishte shkrepur në vitin 2006, jo në vitin 1999 siç pretendohet në postim. Zelenski nuk është në foton origjinale

Një postimFacebook po manipulon publikun se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u fotografua në një paradë të krenarisë së homoseksualëve në vitin 1999. Verifikimi ynë ka treguar se një pretendim i tillë nuk është i vërtetë.

Postimi shoqërohet me një fotografi të disa personave duke pozuar në një paradë homoseksuale. Në foto shihet një person me fytyrën e Zelenskit. Vërtetmatësi shikoi të njëjtën foto përmes motorit të kërkimit Tin Eye dhe zbuluam se ajo nuk ishte bërë në vitin 1999, siç pretendohet në postim, dhe Zelenski nuk është në fotografinë origjinale. Fotoja që u është servirur përdoruesve të rrjetit social Facebook ka ndryshuar përmbajtje(altered content), gjegjësisht është fotoshopuar me fytyrën e presidentit ukrainas.

Flickr mund të gjeni disa fotografi të së njëjtës ngjarje me të njëjtët njerëz, por në asnjëra prej tyre nuk shfaqet Zelenski. Në të është edhe personazhi, fytyra e të cilit është zëvendësuar (fotoshop) me atë të presidentit ukrainas. Këto foto thonë se janë bërë në vitin 2006.

Fotografi, të publikuara në vitin 2014, të së njëjtës paradë që dyshohet se u zhvillua në Nju Jork, gjithashtu mund të shihen këtu.

Një postim i tillë, i cili është shumë viral në rrjetin social Facebook, siç është postuar, manipulon përdoruesit përmes fotografisë së modifikuar. Prandaj postimin që po e analizojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.


Qries

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related