Postimi në Facebook daton që 28 prilli. Në atë datë, rubla, sipas prestigjiozit “Bloomberg”, në krahasim me dollarin ishte 72, domethënë, për 1 dollar mund të merrje 72 rubla. Më 28 mars, gjegjësisht një muaj para 28 prillit, kur u publikua postimi, vlente 94, domethënë për 1 dollar mund të merrje 94 rubla. Kjo do të thotë se rubla përjetoi rritje, por jo aq sa pretendohet në postim. Nëse do të ishte e vërtetë që rubla pati rritje prej 100 për qind në një muaj, ajo duhet të kishte vlerën 144 më 28 mars, gjegjësisht për 1 dollar do të merrje 144 rubla, jo 94.
Një postim në Facebook pretendon se rubla – monedha zyrtare e Rusisë – u rrit me 100 për qind në një muaj, nga fundi i marsit deri në fund të prillit. Ky është informacion i pasaktë. Gjithashtu, me shumë kujdes duhet të merret rekomandimi që përmban njoftimin për të investuar në këtë monedhë.
Ai që ka blerë rubla një muaj më parë, tani ka dyfishuar pasurinë e tij. Nuk e di nëse bitcoin është rritur 100% brenda një muaji, dhe siç qëndrojnë gjërat, investimi më i mirë (dhe më i besueshëm) në këtë periudhë është rubla.
Nuk është e vërtetë që personi që bleu rubla një muaj më parë ka dyfishuar pasurinë e tij sepse kjo monedhë është rritur me 100 për qind.
Ky postim është publikuar më 28 prill. Në atë datë, rubla, sipas prestigjiozit “Bloomberg“, në krahasim me dollarin ishte 72, domethënë, për 1 dollar mund të merrje 72 rubla. Më 28 mars, gjegjësisht një muaj para 28 prillit, dita kur u publikua postimi, vlente 94, pra për 1 dollar mund të merrje 94 rubla.
Kjo do të thotë se rubla shënoi rritje, por jo aq sa pretendohet në postim. Nëse do të ishte e vërtetë që rubla pati rritje prej 100 për qind në një muaj, ajo duhet të kishte vlerën 144 më 28 mars, gjegjësisht për 1 dollar do të merrje 144 rubla, jo 94. Siç qëndrojnë gjërat, rritja në vlera e rublës arrin në 30 për qind në një muaj sepse ju duhen 30 për qind më pak rubla për të blerë një dollar. Por në asnjë mënyrë 100 për qind.
Situata është e ngjashme për rublën në krahasim me euron, megjithëse këto të dhëna nuk vijnë nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), pasi siç raportojnë ata, për shkak të aktivitetit aktual tregtar në treg, BQE nuk është në gjendje të caktojë normë referimi që është përfaqësuese e kushteve ekzistuese të tregut. Prandaj BQE ka vendosur të pezullojë publikimin e normës së referencës së euros për rublën ruse deri në një njoftim të dytë. BQE publikoi për herë të fundit normën e referencës EUR/RUB më 1 mars 2022.
Por në faqet e tjera të internetit, ku mund të shihni konvertimin midis këtyre dy monedhave, mund të shihni se rubla nuk është rritur aq shumë edhe në krahasim me euron për këtë periudhë kohore. Më 28 mars mund të merrje 103 rubla për 1 euro, ndërsa më 28 prill, gjithashtu për një euro, mund të merrje 74 rubla.
Së bashku me pretendimin se rubla ka përjetuar rritje të tillë, është bashkangjitur printscreen i një njoftimi në media se sa vlen rubla dhe se Banka Kombëtare do ta kthejë këtë monedhë në listën e kursit të këmbimit. Por, edhe në këtë tekst askund nuk mund të gjendet informacioni për rritjen e madhe të rublës, kështu që nuk është e qartë se si është bërë përfundimi në postim.
CNN analizon se Rusia e ka mbështetur rublën, pavarësisht sanksioneve globale, duke rritur normat e interesit, duke penguar ndërmjetësit rusë të shesin letra me vlerë të mbajtura nga të huajt dhe duke kërkuar pagesën për dërgimin e gazit dhe naftës në rubla.
Këto masa e kanë mundësuar Moskës të gjenerojë artificialisht kërkesën për rubla, edhe pse ekonomia e vendit mbetet në rënie, raporton CNN.
Pretendimi se rubla është investimi më i mirë për momentin, duhet të merret me rezervë duke pasur parasysh luhatjet që kanë ndodhur me monedhën që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti. Pavarësisht rritjes së monedhës në periudhën e fundit, vlera e monedhës për momentin varet nga disa faktorë, ndër të cilët vetë lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vendeve perëndimore ndaj Federatës Ruse.
Për të gjitha këto arsye, vlerësojmë se postimi që po e recensojmë është i pavërtetë dhe qytetarët duhet të informohen mirë nga burime të shumta përpara se të marrin vendim për çdo investim.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari