Incizimi është i besueshëm, por është më shumë se tre vjet i vjetër. Është bërë më 16 shkurt 2019 dhe e ka origjinën nga qendra tregtare “Horodok” në Kiev. Dritat LED në shkallë për disa minuta në këtë datë u ndriçuan me një kryq të madh, por jo nga qendra tregtare, por si rezultat i një sulmi hakerësh.
Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin prezantohet një video me shkallë nga një qendër tregtare, në të cilat shfaqet kryqi. Në postim thuhet:
09.04.2022
Kiev
Qendra tregtare me shenjën e Hitlerit
Megjithatë, nuk është e vërtetë që videoja daton nga 9 prilli 2022. Projeksioni i kryqit në qendrën tregtare në Kiev është rezultat i një sulmi hakerësh të ndodhur në vitin 2019, për të cilin ka njoftime publike nga qendra tregtare. E shpjeguar më në detaje, ngjarja duket kështu.
Regjistrimi është i besueshëm, është bërë më 16 shkurt 2019 dhe e ka origjinën nga qendra tregtare “Khorodok” në Kiev. Me drita LED në shkallët për disa minuta në këtë datë u shfaq kryqi i madh, por jo nga qendra tregtare, por si rezultat i një sulmi hakeri.
Menjëherë pas shfaqjes së këtij simboli në shkallët multimediale, sigurimi ka fikur dritat LED, dhe menaxhmenti i qendrës tregtare “Horodok” më 18 shkurt 2019 ka kërkuar falje për incidentin me shpjegim se çfarë ka ndodhur saktësisht. Në sqarim thuhet si më poshtë:
Të nderuar vizitorë të qendrës tregtare Horodok Gallery! Kërkojmë ndjesë për situatën e ndodhur këtë fundjavë me shkallët led në qendrën tonë tregtare. Sistemi ynë kompjuterik u hakerua. Fatkeqësisht, ne nuk jemi viktimat e para të sulmeve të hakerëve. Menaxhmenti dhe stafi nuk kanë asnjë lidhje me atë që u vendos në shkallë dhe në asnjë mënyrë nuk janë përkrahës të veprimeve të tilla. Tani jemi duke kërkuar aktivisht për personat e përfshirë në këtë sulm. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe falënderojmë të gjithë ata që nuk qëndruan indiferentë ndaj sulmit. Edhe një herë kërkojmë falje dhe paralajmërojmë institucionet publike se ekziston mundësia që një situatë e tillë të përsëritet, shkruan faqja zyrtare e qendrës tregtare.
Të nesërmen, më 19 shkurt 2019, qendra tregtare lëshoi përsëri një deklaratë publike duke përshkruar më shumë detaje rreth ngjarjes. Në deklaratë thuhet se në orën 13:30 të datës 16 shkurt 2019, sulmues të panjohur kanë hakuar sistemin e menaxhimit të ekranit të shkallëve në qendër dhe kanë marrë kontrollin e tij brenda pak minutash. Kur sistemi u shkëput nga furnizimi me energji elektrike, edhe imazhi i diskutueshëm provokues i kryqit u zhduk. Roja i qendrës tregtare ka vënë re kryqin dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të fikur energjinë elektrike. Ngjarja është regjistruar me celular nga njëri prej vizitorëve.
Presim të marrim përgjigje për pyetjen pse sulmuesit zgjodhën qendrën tonë tregtare. Për momentin dimë vetëm një gjë, qendra jonë tregtare ka shkallë unike led, e cila, për fat të keq, u dëshmua të ishte objektiv i veprimeve të paligjshme. Qëndrimi i udhëheqësisë është gjetja dhe vënia para drejtësisë e autorëve të sulmit të hakerëve sa më shpejt të jetë e mundur. Ne punojmë ngushtë me organet hetuese, të cilët kryejnë aktivitete dhe dhe kanë ngritur akuza. Kamerat kanë regjistruar personat e dyshuar dhe këto materiale u janë dorëzuar organeve hetuese. Tashmë jemi duke rritur masat e sigurisë, thuhet në deklaratën e dytë nga qendra tregtare.
Video në Youtube është publikuar më 17 shkurt 2019.
Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, konsiderojmë se nuk është e vërtetë që më 9 prill 2022 në qendrën tregtare në Kiev është shfaqur kryqi i Hitlerit në shkallët e qendrës tregtare. Postimit i mungon konteksti sepse nuk thotë që video është e vjetër e vitit 2019 dhe se është sulm hakerësh dhe jo qëllimi i qendrës tregtare për të paraqitur simbolikë fashiste.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari