Skenë nga një film i vitit 2017, paraqitet në mënyrë të rreme sikur të jetë nga pushtimi aktual në Ukrainë

Published on:

Videomateriali është në fakt klip nga një film i xhiruar në vitin 2017, e jo ushtarë ukrainas që shkojnë në luftë. Video është nga filmi “The War of Chimeras”. Filmi dokumenton historinë e një çifti të ri gjatë betejës në Ilovajsk, e cila u zhvillua në vitin 2014 pranë Donetskut, Ukrainë.

Recensojmë përmbajtjen e shpërndarë në rrjetin social Facebook, e cila përmban video material, që pretendohet se e ka origjinën nga pushtimi rus i Ukrainës që ndodhi më 24 shkurt 2022.

Në periudhën e konflikteve ushtarake, videot që portretizojnë atë që përjetojnë njerëzit në zonat e prekura – ngjallin emocione, veçanërisht te lexuesit dhe nguliten në kujtesë. Pasi filloi pushtimit ushtarak rus në Ukrainë, mediat në Maqedoni vazhdimisht publikojnë video, foto dhe dëshmi të luftimeve, por disa prej tyre, siç e kemi paralajmëruar edhe ditët e mëparshme, ose nuk vijnë nga pushtimi aktual ushtarak, ose janë të pavërteta dhe të fabrikuara, ose janë të vjetra nga konflikte të tjera ushtarake që kanë ndodhur në pjesë të tjera të botës.

artikull është shpërndarë një video e ushtarëve, duke i thënë lamtumirë partnerëve të tyre, skena të shoqëruara me pasiguri dhe trishtim.

Luftë e mallkuar! “Skena ankthi, lamtumire, dashurie në Kiev”, thuhet në përshkrimin e videos.

 

A është vërtet kjo video nga pushtimi aktual i Rusisë mbi Ukrainën?

Video-materiali, në fakt është klip nga një film i realizuar në vitin 2017, e jo ushtarë ukrainas që nisen për në luftë. Video është nga filmi “The War of Chimeras“. Filmi dokumenton historinë e një çifti të ri gjatë betejës në Ilovajsk, e cila u zhvillua në vitin 2014 pranë Donetskut, Ukrainë.

Në përshkrimin e filmit thuhet: “Një histori për luftën, dashurinë dhe vdekjen, e paraqitur përmes pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në ngjarje”.

Çiftet që përqafohen mund t’i gjeni në trailerin e filmit në sekondën e 22 në videon e mëposhtme.

këtë link mund të shihni një foto nga i njëjti film, të çiftit që përqafohen në video, që në mediat e Maqedonisë paraqitet sikur të jetë nga pushtimi aktual i Rusisë mbi Ukrainën. Ajo foto është publikuar në faqen e internetit të Institutit çek të filmave dokumentar.

Marrë parasysh këto më lartë, vlerësojmë se bëhet fjalë për postim që është pjesërisht i pavërtetë, në pjesën ku shpërndahet video (një nga disa) e ushtarëve duke u përshëndetur me të dashurit e tyre, gjoja se është para pushtimit aktual, ndërsa në fakt është videoklip nga një film i vitit 2017.


Qries

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related