Nuk ka oksid grafeni në vaksinat Pfizer, Sinopharm, AstraZeneca dhe Sputnik

Published on:

Ndryshe nga pretendimet arbitrare të bëra në postim se vaksinat kundër Covid-19 janë helmuese dhe përmbajnë “oksid grafeni dhe mikroteknologji”, ato janë të autorizuara, kanë kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme dhe janë miratuar për përdorim. Ekspertët mjekësorë në mbarë botën janë kategorik se nuk përbërës të tillë në vaksinave dhe këtë e tregojnë edhe raportet zyrtare nga agjencitë mjekësore profesionale shëndetësore. Edhe në faqen zyrtare të vaksinimit në vend, ku janë listuar përbërësit e të gjitha vaksinave të administruara në Maqedoninë e Veriut, mund të shihet se në përbërjen e tyre nuk ka oksid grafeni

Recensojmë një postimFacebook, në të cilin thuhet se në vaksina ka “helm – oksid grafeni dhe mikroteknologji”.

Oksidi i grafenit dhe mikroteknologjia janë vërtetuar në flakonet për vaksinim Kansino, Pfizer, Sinopharm, Astra Zeneca dhe Sputnik. Gjithnjë e më shumë shishe nga laboratorë të ndryshëm po analizohen dhe të gjitha tregojnë të njëjtën gjë, pavarësisht nëse janë vaksina të virusit të dobësuar ose mRNA. Siç u njoftua dhjetorin e kaluar 2021 nga Dr. Martin Monteverde nga Argjentina, ai dhe disa studiues kryen analiza të ampulave nga Kansino, Pfizer, Sinopharm, Astra Zeneca dhe Sputnik. Si dhe rezultatet e hulumtimit të kryer nga prof. La Quinta Columna, shkruan në postimin që po rishikojmë.

Bashkë me postimin, është publikuar edhe një foto e hulumtimit të supozuar që dyshohet se ka treguar praninë e oksidit të grafenit në vaksinat e lartpërmendura kundër Covid-19, si dhe një link me një artikull me video material, në të cilin thuhet se “studiuesi Dr. Martin Monteverde nga Argjentina analizoi flakonet e vaksinave dhe vërtetoi praninë e oksidit të grafenit në to“. Në tekst shfaqen njëra pas tjetrës foto të vaksinave që pretendohet se janë analizuar.

Ndryshe nga pretendimet e bëra, të gjitha vaksinat e përmendura në këtë artikull janë të autorizuara, domethënë të miratuara për përdorim në Argjentinë.

Rodrigo Quiroga, profesor doktor i shkencave kimike dhe studiues, ka komentuar këtë temë në Twitter dhe ka shkruar se “vaksinat nuk përmbajnë grafen”, ai i referohet asaj që mund të paraqitet në fotot që pretendohet se janë dëshmi e pranisë së grafenit.

Ky është thjesht pluhur. Nga lëngu, nga gota, nga kapaku. Ajo që ata thonë se është grafeni është ndoshta fibra pambuku në rastin e vaksinës së Astra Zeneca. Mund të vazhdoja, por është e qartë se këto foto nuk vërtetojnë asgjë, dhe veçanërisht ato nuk vërtetojnë se ajo që vërehet nën mikroskop është grafeni. Gjithçka që vërehet në video është absolutisht e pritshme kur vëzhgoni ndonjë lëng me procedurë kaq të pakujdesshme që çon në praninë e grimcave të pluhurit, plastikës, qelqit ose pambukut, shpjegon Kiroga.

Ai më tej vazhdon me analizën e tij:

Nuk mund të identifikoni përbërësit e një substance me vëzhgim nën mikroskop, sepse rezultatet nuk janë përfundimtare! Për këtë qëllim përdoren spektroskopia, kromatografia dhe teknika të tjera! Gjithçka që vërehet në video është shumë normale, me gjasë gjëra që do të shiheshin në çdo kompleks tjetër. Unë ju sfidoj të shpërndani kripën dhe sheqerin në ujë dhe të ekzaminoni përbërjen nën një mikroskop.

Biologu molekular Ernesto Resnick nga Argjentina, është gjithashtu dakord dhe thotë se “në mostrat kur ato vëzhgohen nën mikroskop mund të ketë mbetje të tamponit, mbetje mikroskopike të plastikës“.

Profesor George Gefner, studiues dhe doktor i biokimisë, e pa videon dhe theksoi se ajo është e pavërtetë, duke shtuar se vaksinat nuk kanë grafen dhe se duke vëzhguar nën një mikroskop optik, nuk është e mundur të zbulohet grafeni.

Do të keni nevojë për zmadhim të mostrave që mund të arrihej ndoshta me një mikroskop elektronik, thotë ai hipotetikisht për kontrolluesit e fakteve nga Argjentina.

Siç është shkruar tashmë, vaksinat i nënshtrohen kontrolleve rigoroze shkencore për sigurinë dhe plotësojnë standardet, përpara se të miratohen. Asnjë vaksinë kundër koronavirusit në Argjentinë apo askund në botë nuk përmban oksid grafeni në përbërësit e saj.

Për verifikuesit e huaj të fakteve, Diego Penja, profesor i kimisë organike në Universitetin e Santiago Compostela në Spanjë, tha se grafeni nuk është substancë që mund të futet lehtësisht në një vaksinë.

Argjentinë, Agjencia Kombëtare për Barnat, Ushqimin dhe Teknologjinë Mjekësore ka konfirmuar gjithashtu se vaksinat nuk përmbajnë oksid grafeni.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan raport që përmbledh tregimet e rreme më të përdorura që qarkullojnë rreth vaksinave, duke përfshirë pretendimin e rremë se ato përmbajnë oksid grafeni.

Oksidi i grafenit nuk është në listën e përbërësve dhe nuk ka asnjë shans që të jetë i pranishëm, tha Allen Majerson, profesor i inxhinierisë kimike në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.

Zëdhënësja e “Pfizer” Jerrica Pits, për Politifact tha se kompania nuk ka përdorur oksid grafeni në vaksinën e tyre.

Për ekspertin e vaksinave Paul Ofit i Spitalit të Fëmijëve të Filadelfias, ky pretendim (që vaksinat përmbajnë oksid grafeni) është absurditet i pastër.

Dhe në faqen zyrtare të vaksinimit në RMV, ku janë renditur përbërësit e të gjitha vaksinave të administruara në Maqedoninë e Veriut, shihet se në përbërjen e tyre nuk ka oksid grafeni.

Për sa i përket pjesës së postimit që thotë se ka mikroteknologji në vaksinat, “Vërtetmatësi” e ka hedhur poshtë vazhdimisht atë pretendim të rremë dhe ato tekste mund t’i shihni këtu, këtu dhe këtu.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, deklaratave të ekspertëve mjekësorë, si dhe raporteve zyrtare nga agjencitë shëndetësore profesionale mjekësore në mbarë botën, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që ka oksid grafeni në vaksinat e Covid-19.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related