Kundërspin: Lavrov në një tjetër spin “ofensivë” për të justifikuar agresionin rus kundër Ukrainës

Published on:

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, në intervistë për katër media serbe, përdori narrativën e njohur dezinformuese për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, duke përdorur shprehjen e njohur “operacion ushtarak special” që synon çlirimin e popullatës së shtypur ruse në Donbas dhe Luhansk. Lavrov përsëriti qëndrimin se hyrja e ushtrisë ruse në Ukrainë duhet të sjellë “çmilitarizimin dhe shkombëtarizimin e forcave të armatosura ukrainase dhe të gjithë shoqërisë, e cila jeton me një ideologji naziste“. Ai e quajti popullin serb “vëllazëror”, me të cilin rusët kanë histori dhe armiq të përbashkët, ndërsa Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, vende “të futura në sanksione” në këmbim të premtimeve për afrim të shpejtë me BE-në.

Shkruan: Vesna Kollovska

 

Në paraqitjen e tij para disa mediave serbe, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov shprehu disa shtrembërime:

Spin 1: Në luftën me sanksionet BE-ja ka tërhequr qeveritë e Ballkanit , si Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ata u joshën nga premtimet për afrim të shpejtë me BE-në. Kjo nuk ndodhi dhe ata i futën në NATO në aktivitete dhe fushata anti-ruse. Pastaj ata i goditën në shpatull dhe u thanë: “Bravo djema, vazhdoni në këtë frymë“.

[Burimi: Sputnik Serbi (nga minuta 4 e videos); data: 30.03.2022]

 

 

Kundërspin: Pretendimi i Lavrov se Maqedonia e Veriut është “joshur me premtimin për afrim të shpejtë me BE” nuk është i vërtetë. Vendi ynë ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE në vitin 2005, që do të thotë se prej 17 vitesh është vend kandidat për anëtarësim. Gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 mars 2022, nënpresidenti i BE-së Josep Borrell përsëriti qëndrimin e Unionit se procesi i anëtarësimit nuk mund të fillojë pa zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë. Kjo do të thotë se bashkimi me sanksionet nuk do të thotë “shpërblim” për hyrjen e shpejtë në BE.

Në fakt, një ditë pas agresionit rus ndaj Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, vlerësoi se Rusia shkel të drejtën ndërkombëtare, ndërsa Maqedonia e Veriut merr vendime në përputhje me përkushtimin euroatlantik të vendit, në përputhje me interesat e saj strategjike dhe shtetërore.

Me veprimet ushtarake të paprovokuara dhe të pajustifikuara, Rusia shkel rëndë ligjin ndërkombëtar, Kartën e OKB-së dhe parimet dhe angazhimet e OSBE-së, duke minuar kështu arkitekturën e sigurisë së Evropës si dhe stabilitetin global, shkroi MPJ në komunikatën e lëshuar më 24 shkurt 2022.

Pas aneksimit rus të Krimesë (e vendosur në territorin ukrainas) në vitin 2014, Bashkimi Evropian ka ndjekur një politikë sanksionesh kundër Rusisë. Maqedonia e Veriut, e cila është vend aspirant për anëtarësim në BE, nuk i është bashkuar sanksioneve të vendosura nga të gjitha vendet anëtare. Megjithatë, vendi ynë ka pranuar të gjitha deklaratat, njoftimet, masat dhe sanksionet e miratuara nga BE-ja. Kjo vlen edhe për bashkimin me masat kundër qytetarëve dhe personave juridikë rusë.

Këshilli Evropian njoftoi më 27 korrik 2021 se sanksionet, të cilat u zgjatën deri në verën e vitit 2022, u mbështetën nga Mali i Zi dhe Shqipëria, së bashku me Gjeorgjinë dhe Norvegjinë.

Duke shkruar për këtë temë në shkurt të këtij viti, agjencia e lajmeve Meta ka kujtuar deklaratën e kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaev më 30 dhjetor 2020, në të cilën ai tha se Maqedonia e Veriut nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, sepse ka interes serioz për bashkëpunim ekonomik me Rusinë:

Ne jemi vend kandidat për anëtarësim në BE, por nuk jemi anëtar. Është në interes të qytetarëve dhe shtetit, nëse nuk duhet të bëjmë diçka, të mos e bëjmë. Dhe përkundër gjithë asaj që thashë, ne nuk i jemi bashkuar masave ekonomike ndaj Rusisë, sepse kemi interes serioz për bashkëpunim ekonomik me Rusinë. Ne jemi anëtare të NATO-s dhe për ne nuk ka alternativë për BE-në, por vendi ynë ka interes të jetë mik me pjesën tjetër të botës.

Deri më 24 shkurt të këtij viti, kur pas hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë, qeveria maqedonase solli vendim të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Maqedonia e Veriut, e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, nuk ka asnjë detyrim të zbatojë plotësisht rregulloret evropiane përpara se të bëhet anëtare zyrtare e Unionit. Megjithatë, me faktin se është vend kandidat, pritet të harmonizojë politikën e tij me BE-në, por mbi të gjitha vendosja e sanksioneve është shenjë solidariteti me popullin ukrainas.

Spin 2: Maqedonia e Veriut është tërhequr në NATO

Кundërspin: Pretendimi i Lavrov se Maqedonia e Veriut është “tërhequr në NATO” është i pasaktë. Ndryshe nga ky pretendim, një përqindje e madhe e qytetarëve besojnë se anëtarësimi në Këshillin Atlantik mbetet prioritet shtetëror. Mbështetja qytetare nuk ka ndryshuar prej vitesh, madje është rritur pas hyrjes më 27 mars 2020. Sondazhi i fundit i IRI nga 7 marsi i këtij viti, tregoi se 80 për qind e qytetarëve të RMV-së e mbështesin anëtarësimin në NATO, që është 9 për qind më shumë se sondazhi i marsit 2021.

Printscreen e anketës së IRI-t

Në intervistën e Lavrov për mediat serbe, pjesë të së cilës i ka transmetuar edhe Ambasada e Federatës Ruse në Maqedoninë e Veriut, janë paraqitur tezat e njohura ruse për pushtimin rus në Ukrainë. Lavrov përsëriti se ky ishte një “operacion special ushtarak” në përgjigje të gjenocidit shumëvjeçar të popullsisë ruse në Donbas të kryer nga Ukraina, nga i cili pritet shkombëtarizim i ushtrisë dhe shoqërisë.

Spin 3: Presim që negociatat (me Ukrainën) të arrijnë qëllimin e dëshiruar për Rusinë – t’i jepet fund vrasjes së civilëve në Donbas që zgjat 8 vjet. Të gjithë po shikonin bombardimet e infrastrukturës civile në Donbas: spitale, kopshte, poliklinika dhe ndërtesa banimi. Mijëra civilë u vranë. Perëndimi i ndritur heshti (nga minuta 25 në video).

Кundërspin: Nuk ka asnjë dëshmi se rusët etnikë u përballën me persekutim nga autoritetet ukrainase, aq më pak kërcënim për asgjësimin e një grupi të tërë etnik në bazë të kombësisë, përkatësisë etnike ose kulturore. Këtë e konfirmojnë raportet e publikuara nga Këshilli i Evropës, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe OSBE.

Narrativa dezinformative ruse e përdorur nga Lavrov në këtë intervistë e portretizon Ukrainën si një vend të sunduar nga nazistët. Ky narrativ shërbeu si një nga justifikimet për pushtimin rus të Ukrainës. Një justifikim tjetër për të ashtuquajturin operacion është “çmilitarizimi dhe shkombëtarizimi” i Ukrainës.

Miti për Ukrainën e sunduar nga nazistët është një narrativë e qartë propagandistike, që është bërë një gur themeli i dezinformatave të bazuara në Kremlin. Por. fakt është se presidenti Volodymyr Zelensky është një hebre ukrainas.

Një tjetër fakt që bie ndesh me narrativën e dezinformimit nga Moska është se në vitin 2015 Ukraina nxori një ndalim të ideologjive naziste dhe komuniste. Për më tepër, grupet e ekstremit të djathtë patën një prani të kufizuar gjatë protestave të Euromaidanit dhe pësuan disfata në të gjitha zgjedhjet kombëtare më pas, me Frontin e Bashkuar të të gjitha partive të krahut të djathtë radikal që fitoi vetëm 2.15% të votave në zgjedhjet parlamentare të 2019, që është shumë më pak se 5% minimal i garantuar për hyrje në Parlament.

Спин 4: Ushtarët ukrainas në batalionet naziste madje kanë simbolikë dhe tatuazhe, si p.sh. kryqe dhe emblemat e batalioneve të eseve naziste (nga minuta 40 në intervistë)

Кundërspin: Që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, kryqi – një emblemë e ushtrisë ukrainase – është (keq)përdorur shpesh në tekste ku shtrembërojnë për lidhjen e forcave të armatosura me ideologjinë naziste.

Ky ishte qëllimi i kontrollit të faktmbledhësve në Agjencinë France-Presse (AFP), i cili citoi Dmitry Deineko, një specialist konsullor dhe administrativ në Ambasadën e Ukrainës në Tajlandë.

Simboli është një kryq i kuq i errët me një treshe në mes. Unë konfirmoj se kjo nuk ka të bëjë fare me simbolin e Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryqi i Hekurt (nazist) ishte një dekoratë ushtarake prusiane e përdorur nga viti 1813 dhe e ringjallur nga Hitleri në 1939.

Stema e plotë me ngjyra e Forcave të Armatosura të Ukrainës u miratua me dekret të Presidentit të Ukrainës më 3 shtator 2009. Në qendër të kryqit është stema e Ukrainës, treshe ose “trisub”, e quajtur edhe “Simboli Prinsor Shtetëror i Volodimirit të Madh“.

Një artikull në symbolsage.com përshkruan historinë e kryqit pattée, i cili ka krahë që ngushtohen drejt qendrës. Ka një histori që daton që nga kryqëzatat dhe përdoret ende në simbolikën fetare, kombëtare, ushtarake dhe heraldike.

Sipas të lartpërmendurave, paraqitja e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov është një tjetër përpjekje për ta paraqitur Rusinë përmes narrativave të dezinformatave si një vend që u përpoq të çlironte popullin e saj në Ukrainë, duke i paraqitur vendet si Maqedonia e Veriut si mjet në duart e Perëndimi, i cili e udhëheq luftën e vërtetë në Ukrainë.


Qries

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related