Ndihma e SHBA-së për Ukrainën nuk është personale për Zelenskyn

Published on:

Faqja e internetit e Departamentit të Shtetit liston në mënyrë transparente të gjitha llojet e ndihmës që SHBA-ja i ofron Ukrainës, por ato nuk i shkojnë personalisht Zelenskit, aq më pak për aktrim apo angazhim në aktrim, siç pretendon postimi. Që nga janari 2021, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 33.2 miliardë dollarë në ndihmë të sigurisë për të demonstruar mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia shpesh e përdor faktin që Zelensky dikur ishte një aktor për ta diskredituar atë dhe për të minimizuar angazhimin e tij politik dhe qeverisjen e lartë që ai ka treguar që nga fillimi i luftës. Fotoja e përbashkët e Zelenskit me uniformë ushtarake daton para fillimit të pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin është shpërndarë një foto e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ku thuhet:

Zelensky ishte aktori më i paguar në vitin 2022. Ai mori 18 miliardë dollarë. Dhe ndoshta 2023 do të jetë dyfish.

Si pjesë e postimit, promovohet një foto që tregon Zelenskyn me uniformë ushtarake, por ajo daton para fillimit të pushtimit ushtarak rus të Ukrainës, i cili u zhvillua më 24 shkurt 2022. Siç shkruajnë verifikuesit e fakteve të Fact Crescendo, këto janë foto që mund të gjenden në Getty Images më 6 dhjetor 2021 dhe janë nga momentet kur presidenti ukrainas Zelensky vizitoi ushtrinë në Donbas në Ukrainë.

Përshkrimi i fotografisë në Getty Images është:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke vizituar situatën në terren në frontin e ushtrisë ukrainase në Donbas, Ukrainë.

Në atë kohë, 44-vjeçari Zelensky ishte në një vizitë pune në Donbas, i cili kufizohet me dy republikat proruse të Donetskut dhe Luganskut.

Informacioni se Zelensky ishte në Donbass në vitin 2021, vjen nga shërbimi i shtypit presidencial dhe i referohet një ngjarjeje në Ditën e Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas njoftimit të zyrës presidenciale.

njoftim thuhet se Zelensky ka biseduar me ushtarët me uniformë dhe u ka dhënë dhurata, si dhe pesë prej tyre i ka shpërblyer me çmime shtetërore.

Jam i nderuar që jam sot me ju. Faleminderit për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Jam i bindur se me njerëz si ju do të fitojmë patjetër, tha Zelenski.

Megjithëse Presidenti i Ukrainës, Zelensky ishte një aktor përpara se të zgjidhej president, ai e vuri në pritje karrierën e tij të aktrimit. Në vitin 2022, ai nuk kishte projekte aktrimi, por drejtoi një vend që po përballej me një pushtim ushtarak nga Rusia. Fotoja specifike e Zelenskyt nuk është pjesë e aktit, por është bërë gjatë vizitës së një zyrtari shtetëror në Donbas, nga pozita e presidentit të shtetit.

Për sa i përket të dhënave që tregohen në postimin se Zelensky ka marrë 18 miliardë dollarë në vitin 2022, ky informacion vjen nga një koment në internet i shpërndarë nga djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i raportuar nga Rasha Today.

Djali i Donald Trump në Instagram ndau një kritikë për ndihmën ushtarake që shkon nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë. Trump Jr. ndau një postim në Twitter duke thënë se Tom Cruise është aktori më i paguar për vitin 2022, i ndjekur nga një koment nga një përdorues i Twitter-it “që aktori më i paguar për vitin 2022 është Zelensky i cili bëri 18 miliardë në krahasim me njëqind milionët e Cruise.

 

 

Që nga janari 2021, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 33.2 miliardë dollarë në ndihmë të sigurisë për të demonstruar mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Kjo përfshin 32.6 miliardë dollarë që kur Rusia filloi luftën e saj brutale të paprovokuar kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022. Që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 35.5 miliardë dollarë ndihmë sigurie për trajnime dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën të ruajë integritetin e saj territorial, të sigurojë kufijtë e saj shtetërorë dhe të forcojë bashkëpunimin me NATO-n, thuhet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Faqja liston në mënyrë transparente të gjitha llojet e ndihmës që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Ukrainës, por ato nuk i shkojnë personalisht Zelenskyt, dhe aq më pak për aktrim apo angazhim në aktrim. Rusia shpesh përdor faktin se Zelensky dikur ishte një aktor për të diskredituar dhe minimizuar angazhimin e tij politik dhe mjeshtërinë e lartë që ai ka demonstruar që nga fillimi i pushtimit ushtarak. Vërtetmatësi ka shkruar tashmë për përpjekje të tilla.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.



 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related