Nuk është e vërtetë që një maskë – figurë që përfaqëson presidentin ukrainas Zelensky, si në foton e postimit të shpërndarë në Facebook, është shfaqur ndonjëherë në karnavalin e Viareggio. Bëhet fjalë për një foto të modifikuar me programe kompjuterike. Fotografija origjinale është bërë në mars të vitit 2003 në karnavalin e Dusseldorfit dhe tregon një maskë që përshkruan Angela Merkelin duke dalë nga prapanica e “xhaxha Semit” me flamuj amerikanë në duar.
Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet një foto që thuhet se përfaqëson:
E vërteta për Ukrainën e shprehur përmes një karikature unike.
Vetë fotoja thotë se është nga “Karnavalet e Viareggio në Itali”. Në të mund të shihen shumë njerëz, por fokusi dominues është një maskë-figurë mjaft pa shije, vulgare, e vendosur në një platformë të lëvizshme, mbi të cilën ka edhe imazhin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai përfaqësohet si i dalë nga prapanica e xhaxha Semit, si personifikimi i Shteteve të Bashkuara. Por siç shkruajnë verifikuesit italianë të fakteve nga faqja Facta, kjo foto e karnavalit nuk është e vërtetë, por e modifikuar nga programet kompjuterike. Në karnavalin Viareggio në Itali, i cili u zhvillua nga 4 deri më 25 shkurt të këtij viti, nuk kishte asnjë maskë apo karikaturë të tillë të Zelenskit. Sipas verifikuesve italianë, është një foto e modifikuar në kompjuter.
Fotoja është e ndryshuar, është gati 20 vjeç dhe nuk ka lidhje me Viareggio. Fotoja origjinale nuk paraqet presidentin ukrainas, por tregon një skenë nga një festë karnavalesh e mbajtur më 3 mars 2003 në Dusseldorf, me një figurë që tregon Angela Merkelin që del nga prapanica e xhaxha Semit. Në atë kohë Merkel nuk ishte ende kancelare…, shkruajnë kontrolluesit e fakteve në faqen Facta.
Për më shumë se 150 vjet, karnavali Viareggio ka qenë ngjarja më spektakolare italiane dhe një dëshmi e shpirtit artistik të italianëve në mbarë botën. Që nga viti 1987, karnavali është organizuar nga Fondatione Carnevale. Karnavali zhvillohet një herë në vit dhe është një festë e madhe me muzikë, vallëzim, paradë, dhe simboli i karnavalit janë kukullat gjigante që përfaqësojnë një sërë figurash nga personazhe të tregimeve dhe përrallave, deri te politikanë vendas dhe të huaj nga të gjitha trevat e botës.
Disa nga kukullat janë 20 metra të gjata. Çdo vit në karnaval vijnë më shumë se 800 mijë të ftuar, ndërsa në kuadër të aktiviteteve ka edhe komedi muzikore dhe fishekzjarre të mëdha. Në veçanti, këtë vit – 2023, disa media italiane, përfshirë shtëpitë televizive, patën artikujt dhe raportet e tyre në media për karnavalin tradicional, ku në pamjet aktuale të ngjarjes shihet se nuk kishte asnjë kukull si ajo në foton e postimit që po shqyrtojmë. Për shembull, në këtë raportim mediatik të Noi TV, shihet se fituesi i karnavalit këtë vit është një histori fantastike nga Jacopo Allegrucci. Vepra feston imagjinatën që bëhet realitet. Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që një maskë – figurë që përfaqëson Zelenskin si në foton e postimit, është shfaqur dikur në karnavalin e Viareggio. Fotografia është modifikuar në kompjuter. Fotoja origjinale është bërë 20 vjet më parë në karnavalin e Dusseldorfit dhe tregon një maskë që përshkruan Angela Merkelin me flamuj amerikanë në duar që del nga prapanica e xhaxha Semit.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari