Gjermania nuk është palë në luftën që Rusia filloi me Ukrainën. Kjo konfirmohet nga e drejta ndërkombëtare – të bëhesh palë në një konflikt ushtarak kërkon një deklaratë formale të luftës ose pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në operacione të veçanta luftarake. Ambasada gjermane në Moskë është e vendosur se “të ndihmosh Ukrainën të ruajë të drejtën e saj për vetëmbrojtje kundër luftës dhe agresionit të paligjshëm të Rusisë nuk e bën Gjermaninë një palë ndërluftuese”.
Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:
Gjermania po drejton luftën e tretë kundër Rusisë në një shekull. Dhe të gjithë e dimë se si shkoi.
Gjermania nuk është palë në pushtimin ushtarak që Rusia nisi kundër Ukrainës. Këtë e konfirmon e drejta ndërkombëtare – se as Gjermania dhe as aleatët (partnerët) e saj perëndimorë nuk janë palë ndërluftuese. Megjithatë, Gjermania dhe aleatët e NATO-s bëhen objektiv i propagandës ruse, e cila rezulton me ndihma dhe dërgesa armësh në Ukrainë (tanke) në mbështetje të Ukrainës.
Pasi kancelari gjerman Olaf Scholz vendosi të dërgonte tanke Leopard 2 në Ukrainë pas një hezitimi të gjatë, përgjigja nga qeveria ruse ishte e shpejtë.
Gjithçka që bëjnë aleanca dhe qeveritë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara perceptohet në Moskë si përfshirje e drejtpërdrejtë në konflikt, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Megjithatë, në një intervistë për shërbimin publik ZDF, kancelari Scholz hodhi poshtë këtë interpretim manipulues se Gjermania është e përfshirë drejtpërdrejt në një luftë kundër Rusisë.
Absolutisht jo. Nuk duhet të ketë një luftë midis Rusisë dhe NATO-s, tha ai.
Scholz ka mbajtur të njëjtën retorikë që nga 4 marsi 2022, kur
deklaroi:
NATO nuk do të marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Kjo do të çonte në një përshkallëzim dramatik të kësaj situate të vështirë në Ukrainë, e cila do të përbënte një rrezik të madh. Prandaj, nuk do të ishte një veprim i mençur. Kjo është arsyeja pse nuk do të ketë zgjidhje që do të çonte në përfshirjen ushtarake të vendeve të NATO-s në këtë konfrontim, tha Scholz për ZDF më 4 mars 2022.
Siç
shkruan Dojçe Vele, koncepti juridik i “luftuesit” buron nga e drejta ndërkombëtare e shekujve 19 dhe 20. Për t’u bërë palë në një konflikt kërkon
një deklaratë formale të luftës ose pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në operacione të veçanta luftarake..
Veshja e çizmeve ushtarake (dërgimi i trupave) do ta bënte Gjermaninë palë në këtë luftë. Por dërgesat e armëve nuk janë problematike, shkruan Dojçe Vele.
Në kartën e OKB-së thuhet:
Të gjithë anëtarët duhet të përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të cilit do shtet ose në çdo mënyrë tjetër që nuk është në përputhje me rolin e OKB-së.
Rusia e shkeli këtë parim kur pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Karta e OKB-së përcakton se në një rast të tillë, të gjitha shtetet kanë të drejtë të mbrojnë veten, individualisht ose kolektivisht. Ekspertët gjermanë për Dojçe Vele pohojnë se Rusia është i vetmi vend që abuzon me të drejtën ndërkombëtare.
Çdo e shtënë nga Rusia në Ukrainë është vazhdimësi e shkeljes së ligjit ndërkombëtar. Rusia do të sillet përsëri në përputhje me të drejtën ndërkombëtare vetëm kur të tërheqë trupat e saj brenda kufijve të saj, tha për Dojçe Vele, Markus Krajewski, profesor i së drejtës ndërkombëtare publike në Universitetin Erlangen-Ninberg.
Reagimi rus ndaj deklaratës së Ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tregoi se situata është e ndjeshme. Gjatë një takimi në Strasburg, ajo bëri thirrje për kohezion midis aleatëve perëndimorë dhe tha:
Ne po bëjmë luftë kundër Rusisë, jo kundër njëri-tjetrit.
Zgjedhja e fjalëve të saj shkaktoi turbulenca pasi politikanët perëndimorë deri më tani kanë qenë të kujdesshëm për të vënë në dukje se mbështetja e Ukrainës nuk do të thotë se ata janë palë në luftë.
Përgjigja e Berlinit ndaj akuzave erdhi menjëherë pas kësaj deklarate:
Propaganda ruse vazhdon të nxjerrë fjali, pikëpamje, qëndrime të qeverisë dhe partnerëve tanë dhe t’i përdorë ato për qëllimet e veta, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Zëdhënësi shtoi se deklarata e Baerbock është bërë në kuadër të diskutimeve mbi qëndrimin e unifikuar të BE-së dhe NATO-s kundër agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Të përgjigjesh për këtë nuk ia vlen për mendimin tim. E vetmja që përshkallëzohet këtu është Rusia. Sipas ligjit ndërkombëtar, Gjermania nuk është palë në konflikt. Vetëm në këtë kontekst duhet kuptuar qëndrimi i ministrit të Jashtëm, shtoi ai.
Ambasada gjermane në Moskë gjithashtu mohoi se Gjermania ishte palë në konflikt.
Të ndihmosh Ukrainën të ruajë të drejtën e saj për vetëmbrojtje kundër luftës dhe agresionit të paligjshëm të Rusisë nuk e bën Gjermaninë palë në luftë, shkruan ata.
Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme gjykojmë se nuk është e vërtetë që Gjermania po bën luftën e tretë botërore kundër Rusisë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari