Vërtetmatësi pyeti Ministrinë e Mbrojtjes nëse është e vërtetë që ministrja Petrovska po përgatit listën për mobilizimin e ushtarëve në Ukrainë, siç pretendon postimi, dhe ata e mohuan një informacion të tillë. “Pretendimi se Ministria e Mbrojtjes apo ministri përgatit lista për mobilizim është i pasaktë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes. Ministria Mbrojtjes në disa raste ka deklaruar se Maqedonia do të dërgojë pajisje ushtarake si ndihmë në Ukrainë, por se nuk do të dërgojë ushtarë.
Një postim në Facebook pretendon se ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska po bën një listë për të mobilizuar trupat për luftën në Ukrainë. Kjo nuk është e vertetë.
Slavjanka tashmë është duke e shqyrtuar listën e pjesëmarrjes së KSHZ-së për referendum dhe duke nënvizuar kandidatët për mobilizim. Ashtu si për referendumin, tani duhet të mobilizohen dhe të dërgohen në vijën e parë të frontit në Ukrainë të gjithë ata personazhe publikë që bënë thirrje për të votuar “GROPËN EUROPIANO- VERIORE”, thuhet në postimin që po analizojmë.
Ministri i Mbrojtjes në disa raste ka deklaruar se Maqedonia do të dërgojë pajisje ushtarake si ndihmë në Ukrainë, por se nuk do të dërgojë ushtarë.
Edhe Aleanca e NATO-s ka theksuar disa herë se NATO nuk do të bëhet palë në luftë, se është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se NATO do të mbështesë Ukrainën në synimin e saj për të mbrojtur integritetin e saj territorial.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në maj të këtij viti në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se NATO nuk do të dërgojë trupat e saj në Ukrainë, sepse dëshiron të shmangë një luftë me Rusinë.
Përgjegjësia kryesore e NATO-s është të mbrojë të gjithë aleatët e saj dhe të bëjë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj lufte. Ne nuk duam të shkaktojmë konflikt, por ta parandalojmë atë dhe të ruajmë paqen, tha Stoltenberg.
Ambasadori amerikan në NATO, Julien Smith, përsëriti të njëjtin qëndrim më 11 tetor.
.Aleatët janë të qartë, Sekretari i Përgjithshëm është i qartë, pikëpamja është e bashkuar se NATO nuk duhet të bëhet palë në këtë konflikt, ky është një konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë, NATO është një aleancë ushtarake mbrojtëse dhe Ukraina ka çdo të drejtë të mbrojë territorin, tha Smith.
Vërtetmatësi iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes, ku pyetëm nëse është e vërtetë që ministrja Petrovska po përgatit një listë për mobilizimin e ushtarëve në Ukrainë, siç pretendon postimi. Nga atje ata mohuan një informacion të tillë.
Pjesëmarrja e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në një ushtri të huaj është vepër penale. Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë vetëm në misionet dhe stërvitjet e NATO-s dhe BE-së. Pretendimi se Ministria e Mbrojtjes apo ministrja përgatit lista për mobilizim është i pasaktë. Sipas vlerësimeve të sigurisë, situata në vend është e sigurt dhe stabile. Ministria e Mbrojtjes dhe ministrja Petrovska bëjnë thirrje për distancim nga përhapja e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, na janë përgjigjur Ministria e Mbrojtjes.
Sipas gjithçkaje që u tha më sipër, mund të konkludojmë se postimi që po analizojmë është i pavërtetë.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari