Me një fotografi të montuar të realizuar në Rusi, Ukraina akuzohet si naziste

Published on:

Me një fotografi të montuar të realizuar në Rusi, Ukraina akuzohet si naziste

Fotografia në postimin që po shqyrtojmë, e cila përmban flamurin ukrainas, është ndryshuar grafikisht, është manipuluar, për të paraqitur në mënyrë të rreme se flamuri është ukrainas. Fotografia është realizuar pranë shtatores së Leninit në qytetin rus të Novokuznetsk, afër ndërtesës administrative të këtij qyteti në rajonin e Kamerovës të Rusisë. Flamuri nuk është blu dhe i verdhë (si ai ukrainas), por në fotografinë origjinale të ftuarit mbajnë një flamur të zi dhe të verdhë dhe ai është përdorur nga Perandoria Ruse në vitin 1858. Shumë kontrollues të huaj të fakteve raportojnë gjithashtu se fotografia është ndryshuar grafikisht për të portretizuar në mënyrë të rreme flamurin ukrainas.

 

Elementi kryesor i postimit që po rishikojmë është një fotografi që duket sikur është bërë pas dasmës dhe të sapomartuarit duket se po simulojnë një përshëndetje naziste ndërsa në sfond shihet flamuri ukrainas.

Unë shoh që kontrolluesit SS nazist të faktev hoqën të vërtetën në pesë minuta. Ja edhe njëherë. Kjo është ajo Ukraina. Rajhu i katërt. Kush ka dëshirë le të urojë të porsamartuarit, thuhet në postimin që po shqyrtojmë.

Megjithatë, fotografia e të ftuarve të dasmës që simulojnë një përshëndetje naziste nuk është bërë në Ukrainë, por në Rusi!

Fotografia në postimin që po shqyrtojmë, e cila përmban flamurin ukrainas, është ndryshuar grafikisht, pra është e manipuluar, për të paraqitur në mënyrë të rreme se flamuri është ukrainas. Fotografia është realizuar pranë shtatores së Leninit në qytetin rus të Novokuznetsk, pranë ndërtesës administrative të këtij qyteti në rajonin e Kamerovës të Rusisë. Truku është se flamuri nuk është blu dhe i verdhë (si ai ukrainas), por në fotografinë origjinale të ftuarit mbajnë një flamur të zi dhe të verdhë. Flamuri i mbajtur nga të ftuarit në fotografinë origjinale duket si ai i përdorur nga Perandoria Ruse në 1858, megjithëse pjesa e poshtme (shiriti i bardhë) nuk duket për shkak të njerëzve që qëndrojnë para tij.

Fotografia origjinale mund të gjendet në internet që daton të paktën nga viti 2018, për shembull në forumet ruse të internetit si këtu.

 

Kontrolluesit e fakteve të Reuters shkruajnë se fotografia origjinale, me një flamur të zi dhe të verdhë mund të gjendet në një faqe ruse (sipas gjuhës dhe domenit) dhe daton nga viti 2016. Këtu mund të shihni krahasim të dy fotografive, fotos origjinale dhe asaj të modifikuar ose të manipuluar grafikisht.

Në vitin 2018, një faqe interneti ukrainase raportoi se fotografia origjinale ishte bërë në qytetin e Novokuznetsk në Rusi. Në foton e mëposhtme mund ta shihni objektin përballë të cilit është bërë fotografia:Kontrolluesit e fakteve të Reuters shkruajnë se fotografia origjinale, me një flamur të zi dhe të verdhë mund të gjendet në një faqe ruse (sipas gjuhës dhe domenit) dhe daton nga viti 2016. Këtu mund të shihni krahasim të dy fotografive, fotos origjinale dhe asaj të modifikuar ose të manipuluar grafikisht.

Në vitin 2018, një faqe interneti ukrainase raportoi se fotografia origjinale ishte bërë në qytetin e Novokuznetsk në Rusi. Në foton e mëposhtme mund ta shihni objektin përballë të cilit është bërë fotografia:

Kontrolluesit e fakteve të Reuters shkruajnë se fotografia origjinale, me një flamur të zi dhe të verdhë mund të gjendet në një faqe ruse (sipas gjuhës dhe domenit) dhe daton nga viti 2016. Këtu mund të shihni krahasim të dy fotografive, fotos origjinale dhe asaj të modifikuar ose të manipuluar grafikisht.

Në vitin 2018, një faqe interneti ukrainase raportoi se fotografia origjinale ishte bërë në qytetin e Novokuznetsk në Rusi. Në foton e mëposhtme mund ta shihni objektin përballë të cilit është bërë fotografia:

Fotografia është bërë përpara një monumenti të Leninit në Novokuznetsk siç mund të shihet nga struktura e ndërtesës në sfond dhe është gjithashtu e disponueshme në hartë.

Shumë kontrollues të huaj të fakteve raportojnë gjithashtu se fotografia është ndryshuar grafikisht për të portretizuar në mënyrë të rreme flamurin ukrainas, para të cilit të sapomartuarit dhe të ftuarit e tyre pozuan me simbole naziste. Vërtetmatësi ka shkruar më parë për raste të shumta të promovimit së narrativës se Ukraina është naziste duke keqpërdorur fotografi, montazhe të fotografive reale dhe duke përdorur fakte të pasakta. Për shkak të të gjitha faktet e mësipërme vlerësojmë se fotografija në postimin që po shqyrtojmë është modifikuar grafikisht për të përhapur një rrëfim propagandistik.


Qries

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Related