Portalet Pro-Turke në Hapësirën Mediatike Shqiptare

Published on:

BARBARA EHALLA

Shqipëria ka lidhje të forta politike, ekonomike, madje edhe kulturore me Turqinë, të përforcuara nga afrimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Erdogan vizitoi Shqipërinë në janar të vitit 2022, ku nënshkroi një sërë marrëveshjesh dhe madje kërkoi mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër ndjekësve të dyshuar të Fethullah Gulenit gjatë një fjalimi në Parlament.

Ndikimi i Turqisë në Shqipëri ka ardhur duke u shtuar, sidomos falë investimeve të bëra nga qeveria turke në disa fusha: nga ndërtimi i shumë-lavdëruar i universitetit spitalor në Fier, deri në financimin e shtëpive për familjet që humbën banesat e tyrë në tërmetin e nëntorit të 2019-ës. Por ndikimi i Turqisë vihet re dhe në arenën kulturore shqiptare: mjafton të shihet numri në rritje i programeve kulturore që kanë mbushur televizionet shqiptare, apo vendimi për të financuar rindërtimin e Xhamisë së Madhe në qendër të Tiranës me të cilën Erdogani mbylli vizitën e tij në janar.

Por ndikimi kulturor i Turisqë nuk ndalon këtu: në disa portale online shqiptare mund të vihet re një tendencë për t’u fokusuar tek çështjet e brendëshme të Turqisë, e sidomos arritjeve dhe politikave të Erdoganit vtë. Në mungesë të të dhënave transparente mbi financimin e portaleve online, është gati e pamundur të verifikohen fondet e marra nga ato media dixhitale që duken të kenë lidhje me Turqinë apo organizata turke.

Megjithatë, mund të nxirren disa përfundime duke analizuar përdorimin e artikujve nëpër këto portale si mjet marketingu, apo edhe duke monitoruar sesi këto portale i mbulojnë dhe trajtojnë çështjet që kanë të bëjnë me Turqinë. Kjo e fundit bazohet tek një analizë cilësore që krahason numrin dhe llojin e artikujve të publikuara nga portalet nën vëzhgim, dhe mediat tradicionale shqiptare.

Agjencia Andalou

Qeveria turke financon drejtpërdrejtë Andalou Agency, një agjenci shtetërore lajmesh e cila botohet edhe në gjuhën shqipe. Faqja shqiptare e agjencisë në Facebook ka rreth 57 mijë ndjekës dhe llogaria e saj në Twitter ka rreth 7237 ndjekës.

Përtej lajmeve vendore mbi Shqipërinë, dhe ato me interes botëror, AA publikon lajme të shumta mbi Turqinë dhe veprimet e qeverisë turke. Për më tepër, funksoni i AA qëndron po ashtu në promovimin e investimeve dhe bamirësisë së Turqisë në Shqipëri, siç qe rasti me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë gjatë Ramazanit.

Burim: Andalou Agency

Përtej promovimit të qeverisë turke, Andalou Agency përfshin gjithashtu propagandë më të dëmshme, të tilla si artikuj që dënuan si “të pabazuar” raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan për abuzimet për të drejtave të njeriut, ose raportetimet në lidhje me klerikun Gylen dhe ata që akuzohen se janë ndjekësit të tij.

Burim: Andalou Agency

Kjo është e pritshme duke pasur parasysh lidhjet e pandashme që ka Andalou Agency me qeverinë turke, të cilat zakonisht u bëhen të qarta lexuesve. Problemi qëndron edhe tek një sërë portalesh të tjera që nuk japin deklarata të tilla, por që megjithatë shfaqin një qasje pro-turke përmes mbulimit të tyre mediatik.

Portalet Pro-Turke dhe Fuqia e Butë e Turqisë

Togfjalëshi në anglisht “native advertising” ( “publicitet vendas”) përshkruan një strategji marketing-u që e përdorin kompani të ndryshme për të tërhequr vemendjen e publikut, pa e vënë në dukje se lexuesi po konsumon material publicitar. Në të tilla raste, kompanitë ose edhe individët paguajnë portalet mediatike për të shkruar artikuj ku një produkt, ose një event pasqyrohet në mënyrë pozitive. Në parim, ligjet mediatike e kanë të detyrueshme që këto artikuj të kenë etiketim të saktë si artikuj të sponsorizuar, edhe përse një detyrim i tillë nuk zbatohet nga mediat shqiptare.

Në rastin e portaleve pro-Turke, nuk mungojnë artikuj ku vihen në dukje investimet e qeverisë turke si në Shqipëri, por edhe në rajon.

Burim: Frekuenca

Po ashtu, këto portale i bëjnë publicitet aktiviteteve kulturore të sponsorizuara nga shteti turk, apo organizatave turke që veprojnë në Shqipëri. Kjo bëhet duke publikuar (siç bënë edhe Andalou Agency) artikuj që fokusohen tek puna bamirëse e organizatave turke në terren.

Burim: Frekuenca

Burim: E Përditshmja

Këto lloj artikujsh, që shfaqen në portale specifike, luajnë një rolë të rëndësishëm në shtrirjen e asaj që quhet “fuqia e butë” e shtetit turk, duke krijuar nje imazh të qeverisë së Erdoganit si një fuqi bamirëse dhe pozitive për shqiptarët. Duke u publikuar, për më tepër, nëpër portale që nuk janë zyrtarisht të lidhura me Turqinë, kjo i jep një hije paanshmërie dhe neutraliteti këtyre artikujve publicitar.

Një funksion të ngjashëm kanë edhe artikujt që mbulojnë politikat e Turqisë dhe qeverisë se Rexhep Erdoganit. Artikuj që fokusohen tek roli paqeruajtës i Turqisë, apo që japin versionin e qeverisë turke për tema si përndjekja e Fethullah Gylen, kanë më pasë pasoja edhe tek justifikimi i politikave pro-Turke të qeverisë shqiptare.

Burim: Frekuenca

Për një shembull konkret, për disa vite, qytetarët turq që përndiqeshin në Turqi nga Erdogani si mëbshtetës të Gylenit, gjetën një strehë të sigurt në Shqipëri. Por situata ka ndryshuar, pasi qeveria shqiptare ka nisur të refuzoj kërkesat për azil politik të këtyre individëve, duke i kthyer ata në Turqi ku i prek burgimi.

Së fundmi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në vend, publikoi një letër të hapur ku dënonte përjashtimin e saj nga Komisioni qeveritar që shqyrton kërkesat për azil. Komiteti i Helsinkit pretendon se ky përjashtim vjen si pasojë e politikave të organizatës, përfaqësuesi i së cilës është i vetmi pjestar e këtij komiteti që ka marrë anën e qytetarëve turk në kërkesat për azil.

Related

Leave a Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here