Debunking/ Lajmet për kërcënimin rus për armët bërthamore rritën panikun mes lexuesve

Published on:

ILDA HOXHA

Kërcënimi i Lavrov dhe Putin se Rusia po shtyhet drejt një luftë bërthamore gjatë muajit prill 2022, mori gjerësisht vemëndje nga shumë media dhe portale në Shqipëri, të cilat raportuan masivisht deklaratat e dy zyrtarëve rusë. Ajo çfarë ndodhi ishte se lajme të tilla ndonjëherë të nxjerra nga konteksti, që paraqesin vetëm njërën palë të përfshirë në konflikt dhe pa përfshirë vlerësimin e këtyre kërcënimeve, ndikojnë në përhapjen e frikës dhe panikut te qytetarët.

—————————————————————-

Në muajin prill 2022 përfaqësues të lartë rus, që nga presidenti Putin dhe kreu i diplomacisë Lavrov, por edhe drejtues të propagandës ruse si drejtoresha e Russia Today, artikuluan gjithmonë e më shumë mundësinë e rrezikut të përdorimit të armëve bërthamore gjatë konfliktit në Ukrainë.

Ministri i jashtëm rus Lavrov akuzoi NATO-n për përfshirje në luftën e Ukrainës, duke pretenduar se kjo ka krijuar një rrezik serioz për luftë bërthamore.

“Rreziku tani është i konsiderueshëm. Unë nuk do të doja t’i rrisja ato rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin një gjë të tillë. Megjithatë, duhet thënë se rreziku është serioz, është real. Dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar”, theksoi Sergei Lavrov më 26 prill.

Ndërsa, lideri rus Vladimir Puti deklaroi më 28 prill para ligjvënësve në Shën Petersburg se: “Nëse dikush dëshiron të ndërhyjë nga jashtë për ngjarjet që janë duke vazhduar dhe të krijojë kërcënime strategjike, që janë të papranueshme për Rusinë, ata duhet ta dinë se sulmet tona hakmarrëse do të jenë të shpejta si rrufe. Ne kemi të gjitha mjetet për këtë gjë, mjete që askush nuk i ka tani. Ne nuk do të mburremi, ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë këtë gjë”.

Nëpërmjet këtyre deklaratave të zyrtarëvë të lartë, Rusia iu rikthye kërcënimeve për luftë, duke këmbëngulur që ato të merren seriozisht.

Lajmet u pasqyruan në mediat shqiptare dhe jo në pak raste, deklaratat e bëra u nxorrën nga konteksti.

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Duke vlerësuar raportimet e bëra në mediat shqiptare rezulton se fjalët e Lavrov dhe Putin janë mbuluar me besnikëri dhe zbardhur ‘gërmë për gërmë’. Megjithatë, shumë media online i publikojnë këto artikuj jashtë kontekstit, shpesh duke përfshirë vetëm deklaratën e Lavrov, pa e kontekstualizuar.

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Shkrimet shpesh nuk është sqaruar pse Lavrov e bëri këtë deklaratë, pse pikërisht në këtë moment dhe nuk kanë shpjegime se si duhet të vlerësohen këto kërcënime. Është gjithashtu e rëndësishme të merret në konsideratë se si raportimi për këto deklarata, veçanërisht pa kontekst është i ngjashëm me përhapjen e propagandës së Kremlinit.

Një gje e tillë ndodhi dhe me deklaratën e drejtuese se Russia Today, mjeti më i fuqishëm i propagandë ruse, që u citua se mundësia që lufta të përfundojë me një sulm bërthamor më duket më e mundshme se humbja, ndërkohë që nuk u dhanë të dhënë të rëndëishme si burime apo të citohej media.

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Reagimet e qytetarëve

Komentet e qytetarëve ishin të shumta për këtë “kërcënim” që vinte nga Rusia, qasja e tyre ndaj dinamikave të reja ishte e ndryshme; një pjesë e tyre akuzonin mediat se po përhapin panik, ndërsa të tjera japin argumente se pse kjo “luftë” do të vijojë gjatë.

Reagimet e qytetarëve nëpërmjet komenteve në web

Related

Leave a Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here