Debunking/Lajmet dizinformuese që “morën dhenë” në prag të 9 majit, ditë simbol të Europës dhe Rusisë

Published on:

9 maji është Dita e Evropës, e cila kremton paqen dhe unitetin në Evropë duke përkujtuar deklaratën e ministrit të jashtëm francez Schuman, në vitin 1950. Në Rusi, kjo ditë festohet si “Dita e Fitores” dhe lidhet me fitoren ndaj nazizmit, pergjatë luftës së dytë botërore. Në vitin 2022 kjo datë është bërë simbol i propagandës ruse për me qëllim justifikimin e luftës ndaj Ukrainës, ndërkohë që në prag të saj lajmet dizinformuese mbi një përshkallëzim të konfliktit u shtuan rrufeshëm.

Festimi i përvitshëm i 9 majit këtë vit, pati një tjetër qasje dhe domethënie në Europë, nën trysninë e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë dhe nën retorikën ruse që lufta  e tyre, është një luftë ndaj “neonazistëve”.

Si u rrit dizinformimi në media në prag të ditës simbol në Shqipëri?

Pak ditë përpra kësaj date, në Shqipëri filluan të qarkullojnë shumë lajme që paralajmeronin përshkallëzimin e konfliktit .

Simbolika e kësaj dite ka pasur një vëmendje jo pak të konsiderueshme edhe në mediat shqiptare. Shumë prej tyre kanë shpërndarë artikuj me shpjegim të hollësishëm të domëthënies të kësaj dite për Rusinë.

*Një nga artikujt e shpërndarë në mediat shqiptare në datën 9 maj

Një tjetër informacion i shprëndarë këtë ditë përkrahë simbolikës ka qenë edhe teoria e kërcënimit të një një sulmi rus ndaj Moldavisë.

*Një nga artikujt e shpërndarë në mediat shqiptare në datën 9 maj

Një tjetër “parashikim”i pabazuar në asnjë informacion zyrtare, i shpërndarë në mediat shqiptare ishte dhe ai se Rusia në datën 9 muaj mund t’i shpallte luftë zyrtarisht Ukrainës.

“Zyrtarët perëndimorë thonë se presidenti Putin do përdorte rëndësinë simbolike të asaj dite për të shpallur një përshkallëzim të madh të armiqësive.”-shkruhet në një prej artikujve, por pa specifikuar se për kë zyrtar bëhet fjalë apo se cilin shtet.

Reagimi në rrjetet sociale

“9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton fitoren e vendit ndaj nazistëve në 1945.”

Ky postim është shpërndarë nga faqja e Ambasadës Ruse në Shqipëri ku më shumë sesa postimi ajo që bie në sy janë komente nga qytetarë të ndryshëm shqiptarë të cilët nderojnë “Ditën e Fitores” dhe e shohin fitoren e Rusisë mbi Ukrainën si një triumf për kulturën ukrainase.

 

*Komente në faqene  ambasadës ruse në Shqipëri në datën 9 maj 2022,

Si e festoi bashkimi Evropian?

Në të njëjtën ditë në zyrat eBE të rinj të ndryshëm janë bërë pjesë e një aktiviteti të zhvilluar posaçërisht për ta. Gjatë këtij takimi Ursula von der Leyen ka mbajtur fjalimine  rastit ku ka theksuar rëndësinë e progresit dhe Bashkimit në kohë paqje.

Me Konferencën për të Ardhmen e Evropës, evropianët kanë treguar se duan të ndërtojnë një të ardhme më të mirë duke përmbushur premtimet më të qëndrueshme të së shkuarës. Premtimet e paqes dhe prosperitetit, drejtësisë dhe përparimit.”- ka thënë ajo.

Dita e fitore, kulmoi me propagandën ruse

Në Rusi Dita e fitores u kremtua me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq. Në paradën vjetore u përfshi pjesëmarrja e zakonshme e qindra ushtarëve, marinsave dhe personelit tjetër ushtarak, të cilët marshuan pranë Kremlinit, teksa dëgjoheshin zhurmat e tankeve, automjeteve të blinduara dhe kamionëve që bartnin raketat balistike ndërkontinentale, që po ashtu parakaluan.

*Ushtarët rusë duke parakaluar me obusë gjatë paradës ushtarake në Ditën e Fitores. Moskë, 9 maj 2022.

Gjatë fjalimit të tij me rastin e  “Ditës së Fitores” në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, e përshkroi sulmin ndaj Ukrainës si një hap parandalues. Perëndimi e armatosi Ukrainën dhe po planifikonte të pushtonte vendin tonë, edhe Krimenë”, tha Putini para ushtarëve dhe veteranëve në Sheshin e Kuq, në Moskë. Ai tha se ndërhyrja në Ukrainë ishte bërë për të parandaluar agresionin, “Ky ishte i vetmi vendim i duhur”.

Nga ana tjetër edhe Volodymyr Zelensky  presidenti i Ukrainës mbajti një fjalim të shkurtër po në të njëjtën ditë rrugëve të Kievit dhe në një video 5 minuta  duke reguar mbi domethënien e kësaj dite për presidentin Putin ndonëse pa e përmendur asnjëherë drejtpërdrejt emrin e këtij të fundit.

“Vetëm një i çmendur mund të shpresojë të përsërisë 2194 ditët e luftës” të Luftës së Dytë Botërore: “Ai që po përsërit sot krimet e tmerrshme të regjimit hitlerian, duke ndjekur filozofinë e nazistëve dhe duke përsëritur gjithçka ata bënë. Ai është i dënuar. Sepse ai u mallkua nga miliona paraardhës kur filloi të imitonte vrasësin e tyre” -tha Zelensky.

Kanë kaluar disa ditë që prej publikimit të artikujve së bashku me teoritë e mundshme të ngjarjeve që priteshin nga ana e Rusisë për datën 9 maj, por asnjë prej tyre nuk ndodhi. E vetmja gjë e cila mbetet është përhapja e sa më shumë informacioneve të paverifikuara dhe nxitja e opinionit pro-rus në Shqipëri.

Related

Leave a Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here